• |
ide | kryesore

Situata në Kosovë, Lajçak: Nuk duam një Ukrainë tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lajçak



Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka deklaruar në një intervistë për Euronews Albania se nuk duan një Ukrainë tjetër, duke iu referuar këtu luftës atje, ndërsa ka theksuar se po punojnë intensivisht për qetësimin e situatës në Kosovë.

“Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam ti qartësojmë faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi.

Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës. Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i,” – deklaroi ai gjatë vizitës së tij në Strugë.

Më herët, duke folur në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”, të mbajtur në Strugë të Maqedonisë së Veriut, Lajçak tha se palët nuk janë duke i besuar njëra-tjetrës në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Ai tha se për të çuar përpara procesin, duhet të ketë pajtim, dialog, guxim dhe vizion.   

“Të dyja palët na thonë: le të bëjë pala tjetër atë që ju dëshironi ta bëjë, dhe ne premtojmë që do ta bëjmë pjesën tonë. Por, nuk funksionon ashtu. Filozofia jonë është që ‘ju duhet të bëni diçka, ashtu që të mund të merrni diçka’, hap pas hapi, duke ndërtuar besimin” – tha ai.

“Gjëja më e mirë që mund të ndodhë me marrëveshjet e paqes është që ato të zbatohen sa më parë” – tha ai.

Më herët gjatë së enjtes, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. Borrell e ka bërë këtë deklaratë në prag të një takimi me ministra të NATO-s. /LAPSI.al

 



4 Comments

  1. Cfare sdini ju !Nuk e dini ju qe ruset dhe serbet kane nje strategji.Ata ne shtetet pereth tyre cojne popullsite e tyre,ivestojne me shtepi ndertesa,ju blejne pronat e vendesve me para dhe cmime edhe shume here mbi vleren e tyre ,dhe ata qe se pranojne i masakrojne deri sa ti shperngulin,deri sa ti perzene nga trojet e tyre vendasit dhe pasi e realizojne kete ,bejne agresion ushtarak dhe i aneksojne.Anuk beri rusia keshtu me ukrahinen dhe pastaj i pushtoje.Kete beri dhe serbi pasi i mbushi tokat pereth serbise me kolon serb dhe ruse dhe me lufte dhe masakra i ka pushtuar dhe po i pushton.A nuk i di keto ti o lajcak?Ca fakte do ti o lajcak?Mos beni gabim ti jepni serbis ndonje cop toke shqiptare,se po e bete harojeni shqiperine.Nuk do ta keni kurre shqiperin tuajen.Do ju quajme bashkepuntor te serbit per coptimin e tokave shqiptare.E bete me 13 dhe na masakruat.Mos gaboni ta benii perseri.Do ju mbuloi turpi dhe poshterimi .

  2. Dhe une askushi e di qe ju nuk donj nje Ukraine tjeter, por ju nuk doni te dini ose beni sikur nuk e dini se jeni ju qe krijuat luften ne Ukraine, e te njejten gje me lehtesine me idjoteske te mundur po beni ne Ballkan. Zoti ju falte per papergjegjeshmerine tuaj!

  3. Pazaret me Putinin ne Ukraine nuk mund te lahen ne kurriz te shqiptareve.
    Shkeputja e Serbise nga Rusia, nderkohe qe te dy palet bashke kerkojne rritjen dhe dominimin e “botes sllave” eshte iluzion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *