• |
ide | kryesore

Video/ Rikthehet Veseli, Sylvinho pret edhe Gjimshitin: kuqezinjtë gati për Moldavinë

-Instant, F1, Sport, Video
Veseli



Asnjë shqetësim, Frederik Veseli është kthyer në stërvitje me grupin. Mbrojtësi i Empolit ka lënë pas dëmtimin në shpatull dhe është vënë në dispozicion të teknikut Sylvinho. Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet me intensitet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024. Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë të shtunën dhe në 20 qershor në transfertë me Ishujt Faroe.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e të enjtes. Stafi teknik i drejtuar nga Sylvinho, së bashku me futbollistët, kanë mbërritur që në mëngjes në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Fillimisht punë në palestër, edhe për të rritur gjendjen fizike. Më pas skuadra ka dalë në fushë, por puna ka qenë me ngarkesa të vogla fizike. Tekniku brazilian më shumë ka qenë i fokusuar te loja me top.

I gjithë grupi është stërvitur normalisht dhe pa probleme fizike. Edhe mbrojtësi Frederik Veseli ka punuar rregullisht. Lojtari i Empolit ka lënë pas shqetësimet fizike të një dite më parë. Pritet edhe ardhja e Berat Gjimshitit, që u largua nga grumbullimi, pasi u bë baba për herë të dytë. Kombëtarja do të zhvillojë edhe një tjetër seancë stërvitore pasditen e të enjtes po në fushën e Shtëpisë së Futbollit. Grupi ka intensifikuar përgatitjet për ndeshjen e parë të së shtunës në shtëpi, ku përballë do të jetë Moldavia.

Lexo më tej: Video/ Veseli mban në ankth teknikun Sylvinho: Gjimshiti ikën nga grumbullimi, do të bëhet baba

Më datë 20 qershor kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Këto dy sfida janë shumë të rëndësishme për objektivat e Shqipërisë në këto kualifikuese. Me humbjen në debutimin kundër Polonisë, gjërat janë komplikuar. E duhen 6 pikë ndaj dy rivalëve më të lehtë në letër për të shpresuar.

https://youtu.be/zBHhEVF1NUw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *