• |
ide | kryesore

Vodhën kasafortën në një biznes privat, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Lajme, Të fundit
Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 3 shqiptarë në SHBA dhe Itali



Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim, pasi kanë vjedhur kasafortën në një biznes privat. Si rezultat i operacionit të koduar “Liqeni”, u bë arrestimi i shtetasve Laert Sinaj 19-vjeç dhe Besnik Muçaj, 24-vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53-vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 12 qershor 2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.

Policia njofton më tej se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D., dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *