• |
ide | kryesore

Kushtetuesja rrëzon opozitën për projektin e Alabarit në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Edi Rama Alabbar Belinda Balluku Arben Ahmetaj



Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e opozitës, e cila ka kërkuar më herët që të anulohet marrëveshja me Emiratet e Bashkuara për këtë port, pasi e kanë konsideruar këtë si një aferë korruptive.

Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e opozitës, duke arsyetuar se në këtë projekt nuk ka asnjë pengesë.

Vendimi i gjykatës është si më poshtë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me nr. 7 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (36 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 145/2020, datë 03.12.2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 145/2020, datë 02.12.2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronjat “a” dhe “b” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 52, 52/a dhe 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Deputetët e opozitës kërkuan në Gjykatën Kushtetuese zhbërjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Deputeti Oerd Bylykbashi tha atëherë se projekti për Portin e Durrësit është një mega aferë korruptive dhe e quajti simbol të mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës.

“Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

Një aferë e gatuar në fshehtësi jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë pikërisht kështu sepse një grabitje e tillë e pasurisë publike, për interesa private, marrja e pronës qytetarëve jo thjesht të Durrësit ,por e gjithë republikës së Shqipërisë, porti strategjik i Durrësit dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjikë, por në fakt me kompani offshore që pas tyre qëndrojnë interesat e pushtetarëve”, tha Bylykbashi.



4 Comments

  1. Noterë personalë të Ramës

    Reforma që shkëtdheu drejtësinë.
    Nga drejtësi me problme të mëdha u bë noteri për Ramën dhe aspak drejtësi për qytetarët

  2. “Ustalleshë, ka edhe video të tjera”. Kush është femra në videon me Safet Gjicin. Joshte zyrtarë, foto edhe me Berishën

  3. Është sistem i ngritur mbi korrupsionin. Çdo gjë qoftë dhe e jashtëligjshme do noterizohet paçka që Shqipëria shkatërrohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *