• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, policia arreston një tjetër të dyshuar

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ditën e sotme është arrestuar një tjetër nga sulmuesit e gazetarëve në Veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter ai bën me dije se policia ka arrestuar shtetasin Dalibor Spasic. Ai dyshohet të jetë njëri nga sulmuesit e gazetarëve. Ai thekson se të gjithë personat që janë përfshirë në sulmet e tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.

“Një tjetër kriminel, Dalibor Spasic, i cili sulmoi brutalisht gazetarët, u arrestua sot. Të gjithë të përfshirë në sulmet e tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Puna e policisë vazhdon për identifikimin e të gjithë autorëve. Kriminelët nuk do të minojnë ligjin dhe rendin në vendin tonë. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla.

Sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore të Kosovës, janë shpeshtuar javët e fundit, derisa ata po raportojnë për zhvillimet në këtë pjesë të vendit. Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët të futen në ndërtesat komunale, me gjithë kundërshtimet e serbëve lokalë.



2 Comments

  1. OOO Xhelal . Mos beni gabimin e madh qe bejme ne renodm Shqiperi me deklarata te tilla te cilat mund te perdoren lehtesisht nga avokati mbrojtes gjate seances gjyqesore.
    ” Një tjetër kriminel, Dalibor Spasic,, u arrestua sot.” .
    Pra ti e gjukove ate si ‘ kriminel’ pa kaluar akoma ne pytje nga prokuroria .
    Nuk te kushtonte asgje te thoshe ‘ i dyshuari per ‘
    Mungese eksperience totale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *