• |
ide | kryesore

U gjet e gjallë në arkivol, vdes pas një jave 76-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
76



Ka ndërruar jetë gruaja ekuadoriane që u gjet e gjallë në arkivol disa orë pasi ishte shpallur e vdekur. Bella Montoya, 76 vjeç, u deklarua për herë të parë e vdekur nga një mjek në një spital në qytetin e Babahoyo javën e kaluar. Por gjatë vajtimeve të pranishmit e dëgjuan duke trokitur arkivolin e saj. Ata e hapën arkëmortin dhe panë që gruaja ishte ende gjallë. Ajo u kthye menjëherë me urgjencë në të njëjtin spital për trajtim.

Pas 7 ditësh në terapi intensive, ministria e shëndetësisë e Ekuadorit konfirmoi se ajo vdiq të premten nga një goditje ishemike. Deklarata e ministrisë shtoi se ajo kishte qëndruar nën “mbikëqyrje të vazhdueshme” teksa ishte në spital. Pas vdekjes së saj të dytë, Montoya u kthye në të njëjtën shtëpi funerali dhe u varros në një varrezë publike. Një komision ekspertësh është mbledhur nga Ministria e Shëndetësisë ekuadoriane për të shqyrtuar rastin e saj.

Fillimisht ajo u deklarua e vdekur më 9 qershor pas një goditjeje ishemike në tru. Por pas gati 5 orësh brenda, gruaja mori frymë pasi të afërmit e saj hapën arkivolin për të ndërruar rrobat e saj për funeralin. Bella Montoya nuk është i vetmi person që “ringjallet” pasi është shpallur zyrtarisht e vdekur. Në shkurt, një grua 82-vjeçare u zbulua se po merrte frymë ndërsa ishte shtrirë në një shtëpi funerali në shtetin e Nju Jorkut. Ajo ishte shpallur e vdekur 3 orë më parë në një shtëpi pleqsh. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *