• |
ide | kryesore

Vrasja e Nikulaj, “Daily Mail”: 3 britanikë, përfshirë dhe një nënë të re/ Rrezikojnë 31 vite burg në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Media britanike ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një tjetër artikull vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Në artikullin e Daily Mail shkruhet se tre britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, rrezikojnë të përballen me kalimin e pjesës tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e grupit për vrasjen e Nikulajt.

Biznesmeni Ardian Nikulaj, 51 vjeç, u godit gjashtë herë nga një person i armatosur në prill, krim që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë.

Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë, përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare, ishin të përfshirë në ngjarje.

Shqiptari me nënshtetësi britanike, Edmond Haxhia, i kërkoi Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të zgjidhte një ngjarje të vjetër që kishte me Nikulajn, pretendojnë prokurorët.

Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *