• |
ide | kryesore

Quincy Promes 18 muaj burg se plagosi me thikë kushëririn: lojtari qendroi në Rusi për të mos u arrestuar

-Instant, Sport
Promes



Karriera e Quincy Promes rrezikon të pësojë një ndalesë, ndoshta përfundimtare. Sulmuesi anësor i Spartak Moskë në fakt u dënua me 18 muaj burg nga Gjykata e Amsterdamit. Shkak është plagosja me thikë ndaj kushëririt të tij në vitin 2020, pas një sherri në shtëpi. Promes e kishte akuzuar kushëririn e tij për vjedhjen e një gjerdani. 32-vjeçari holandez nuk ishte i pranishëm në momentin e dënimit nga frika se mos arrestohej dhe qëndroi në Rusi. Avokati i tij njoftoi ankimimin. Prokuroria kishte propozuar dënimin maksimal, prej dy vjet burg, për këto krime.

Për Promes u kërkua dënim me burg më të gjatë për shkak se ai është një personazh publik, konkretisht një futbollist. E “prandaj duhet të japë një shembull të mirë se si duhet të sillet”. Gjykata ka njohur edhe rrethanat rënduese për mosmarrjen e përgjegjësisë për veprën e tij”.

Lexo më tej: Video/ Promes i jep pesë minuta shpresë Hollandës, Van Dijk i jep barazimin

Por telashet për futbollistin holandez nuk mbarojnë me kaq dhe ky dënim rrezikon të jetë vetëm njëantipastë për diçka edhe më të keqe. Promes u akuzua nga autoritetet holandeze se kishte importuar “disa qindra kilogramë kokainë”, veçanërisht përmes portit të Antëerp në Belgjikë. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një xhiro biznesi të vlerësuar në rreth 1300 kg, për një vlerë totale prej rreth 75 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *