• |
ide | kryesore

Aksioni i policisë te muxhahedinët në Manëz/ Berisha: Krim i shëmtuar, dhunë e egër ndaj banorëve të kampit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, : Rama në marrëveshje me Vuçiç për ndarjen e Kosovës



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot ndaj sulmit të mëngjesit në kampin e MEK në Manëz duke e quajtur atë një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të të gjitha ligjeve dhe konventave.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se policia nuk mbajti asnjë procesverbal për dokumentet dhe objektet që konfiskoi në kamp.

“Ngjarja në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, traditës shqiptare dhe detyrimit që rrjedh nga kjo traditë si vend mikpritës. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën e egër fizike, e cila ka pasur pasojë gjer tani një të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj ato banditeske, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga policia e Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas tij “PD është në parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen. Nuk përjashtojmë mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë edhe të infiltruar dhe terroristë. PD nuk pranon kurrë ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot, një masakër e vërtetë në kampin e Manzës. Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia kërkonin hetim por nuk mund të bëheshin me një reprezalje masive ndaj refugjatëve iranianë me strehë në Shqipëri”.

“Sulmet kibernetike nga regjimi i Iranit janë një e vërtetë. Por para këtyre sulmeve nuk ishte Garda e Iranit që sulmoi sistemet dixhitale shqiptare, por i sulmoi Rama me falangat e tij të krimit që nxorri në treg të gjtiha të dhënat për punonjësit e SHISH dhe duke dëmtuar edhe interesat e shërbimeve sekrete të NATO-s në tërësi”, deklaroi më tej Berisha.



12 Comments

  1. Doli te flas dhe ky muzhahedini ton. Ik ore kok kar se ti e fillove kete loj i pari, pastaj e vazhdoi Ramazoni duke i 10 fishuar keta. Ne i presim me buk keta na kapin me gur. Ramazoni dhe ti e keni fajin qe arritem ne kete pik.

  2. Pse del e ha mut kot ky loqja, sle rast pa dal ky kok kari. Ik ore kok kar merru me Safetin , se sthe asnje fjal per Safetin. Na flet per mikrpitje ky, nqs keta bejn aktivitete qe shkelin ligjet shqiptare, do te thot qe nuk e vleresojn mikpritjen por e shrytezojn per qellimet e tyre dhe me kosto per shqiptaret. Del ky kari dhe i mbron, ik ore taleban non-grata.

  3. Keta thon vdiq nga infarkti, del Saliu e thot kishte shum plag, i beri autopsin Saliu. Cop muti njeri, ik me keta se ashtu je dhe ti.

  4. Si plake e keqe… nuk i rrihet dot pa llap… pa bo nje cik thashethem…

    Me kujton shqipot neper FB, qe sa here ndodh ndonje event do dalin te bejne deklaratat e tyre te shtypit.

    Po c’te duhet ty o mole te merresh me kete pune.

    Kujt po i rruhet?!

  5. E filloi Sali Berisha e vazhdoi Edi Rana
    E kthyet kete vend kosh mbeturinash .
    Nuk keni moral te kerkoni llogari.Ato duhet te kthehen nga kane ardhur ,nje ore e ma pare.Nuk lejokan edhe kontrollin ,cfare eshte ajo zone dimplomatike?

    1. Salih fol per Gjicin me bucen tende Alma ka me shume interes kjo ceshtje,ti qe ke folur dhe kur te pjerdh komshiu ne ashensor,deri tani nuk ke thene asnje fjale

  6. Opozita duhet te behet bashke me poziten kur eshte fjala per Shtetin Shqiptar.
    Qendrimi i saj pro kundershtimit te organeve te shtetit tone nga Muxhahidinet e strehuar ne Manze eshte jo vetem i padrejte, por edhe i padenje.

    Ne token e shqiptareve nuk duhet te kete vend per sulme ndaj vendeve te tjera, te cilat nuk kane te bejne me intéressat e Shqiperise.

    Shembulli i “ligjit te luftes” me Greqine, ndonese vendi ishte i pushtuar nga fashizmi italian, na mjafton per dje, sot edhe neser, si mesim per politikanet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *