• |
ide | kryesore

Kurti publikon fotot dhe hartën e vendit ku u rrëmbyen 3 policët e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar foto të hartës dhe të vendit nga ku forcat serbe rrëmbyen 3 efektivët e policisë. Në shkrimin e publikuar në Facebook, Kurti sqaron se të 3 policët kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin kur janë rrethuar nga 15 persona. Siç shihet në fotot e publikuara, Kurti pretendon se vendi ku janë rrëmbyer policët ndodhet 1 kilometër në brendësi të kufirit të Kosovës, në kundërshtim me atë që serbët pretendojnë.

“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët.

No photo description available.

Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës.

Kurti

Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar.

May be an image of map, road and text

Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999. Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës” – shkruan Kurti. /LAPSI.al

Kurti



7 Comments

  1. Kujdes mos te te rrembejn edhe ty. O kari kujt po i flet, dmth ato qe ti pret te te degjojn jane ato qe te thojn terhiqu.

  2. Nuk ka dyshim se Serbia kreu nje agresion te paster, dhe nje provokacion ne vazhden

    e provokacioneve per te mbajtur dhe ushqyer konflikt dhe destabilitet, por kjo nuk

    i shfajson policet qe kane kujtuar se kane dale per eskursion dhe jo ne kufi me nje

    armik shekullor dhe gjakatar te shqiptareve. Cfare do mbronin ata kur s’qene te zotet

    te mbronin veten e tyre dhe u kapen rob pa e shkrepur njehere. Per cfare i kishin

    ato arme ? Dukej sheshit qe ata ishin te papregatitur per ata pune qe ndoshta e kane

    quajtur si pune eskursioni.

  3. video origjinale nga ku mediat e opozites kane prere nje copez per ta lidhur me Klosin.

    Video është shpërndarë nga partia e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi dhe mbeshtetesi kryesor i Berishes

  4. Kosova është në rrugë pa krye. Është rrugë që ne në Shqipëri e kemi provuar njëherë, dhe për 45 vite mbetëm prapa gjithë botës. Më vjen realisht keq që Kosova gjithashtu ka marrë atë rrugë. Mund të ishim në shekullin e Shqiptarëve, por si duket jo. Po shihet qartë pse kemi vuajtur aq gjatë si komb. Si duket liderët tanë megalomanë dhe trupakë janë mjaftueshëm të shpeshtë të në frenojnë dhe japin teposhten. Kjo po shihet qartë nga diplomacia me megafon e Kurtit.

    1. Kosova e ka rrugën me krye.E di kush është e drejta e saj dhe e drejta ndërkombëtare.Problemi është se tani Amerika po sillet si dikur Europa në 1919 . Dikur e mbronte hapësirën shqiptare tani jo. Një ndryshim shumë i shpejtë në kohë. Tjetër qasje Amerika Klinton e Bush i riu e krejt ndryshe Amerika Biden tani që dhe kundërshton veten e tij të 30 viteve më parë kur ishte senator!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *