• |
ide | kryesore

I biri e goditi në kokë, 52-vjeçari e mbron dhe gënjen policinë

Arkiva
Policia, 52, 48, Malësi, policia, Kavajë, Korçë, Shijakut



U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve otë bëra nga policia u zbardh goditja me sende të forta e një 52-vjeçari në Korçë. Dhe autori i dhunimit të tij, ishte djali i vet 24-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mesditën e së enjtes morën njoftimin se në spitalin e Korçës, kishte shkuar i dëmtuar në kokë A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vranisht të Devollit. Menjëherë kanë shkuar në spital me qëllim verifikimin e rastit efektivë të policisë. Fillimisht 52-vjeçari ka deklaruar se ishte lënduar gjatë kohës kur po punonte në punishten e tij në lagjen nr. 17 të Korçës ku i kishin rënë disa mjete të forta në kokë.

“Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, këqyrja e pamjeve filmike të vendngjarjes dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 52-vjeçari ishte goditur me mjete të forta nga djali i tij shtetasi A. K., 24 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa 52-vjeçari u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *