• |
ide | kryesore

Salianji: Lulzim Basha do që të jetë ministër i Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Salianji: Lulzim Basha do që të jetë ministër i Ramës



‘Lulzim Basha po synon që të bëhet pjesë e Qeverisë Rama’. Kështu deklaroi ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ishte i ftuar në ‘Top Talk’.

Ai deklaroi se Basha do të garojë me ministrat për t’i zënë vendin atyre, si dhe shtoi se sipas tij, qëllimi i vetëm i Bashës është të krijojë një grup parlamentar prej shtatë deputetësh, dhe të bëhet më vonë pjesë e qeverisë.

“Partia e vulës nuk ka interes për të pasur shumicën e grupit të deputetëve. Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta në mënyrë që të tentojë në zgjedhjet e tjera apo t’i shërbejë me votë Edi Ramës. Kjo ka për të ndodhur dhe besoj që dialektika politike do të çojë që e gjithë pjesa tjetër e deputetëve të bashkohet me shumicën. Unë do e respektoja nëse do të kishte ambicje se ka qenë në politikë e të bënte një parti të re, një politikan që bën çdo përpjekje për tu ngjitur pas karriges, që ka dështuar ën të gjitha çfarë ka të bëje me aksionet politike në 10 vite që ka drejtuar partinë më të madhe.

Një njeri që i ka bashkuar dhe ka hyrë në qeveri me Edi Ramës e a hyrë në qeveri me Edi Ramën dhe ka pasur synim të jetë ministër e të emërojë ministra me Edi Ramës. Unë nuk kam fakte të drejtëpërdrejta por kam këto që janë publike. Unë nuk mund të akuzoj që është i blerë apo i shitur por po them aksioni politik që po prodhon i shërben në mënyrë të drejtëpërdrejtë qeverisë e Edi Ramës dhe qëndrimet publike janë më shumë kundër opozitës sesa kundër qeverisë. Në këto kushte duket se ka një tentativë për tu bashkuar me qeverinë apo për të konkurruar me zonjën Spiropali apo ku di unë kush është aty në qeveri për tu bërë ministër i Ramës, kjo është e dukshme.

Një politikan duhet të ketë dinjitetin, kur del e thotë sot në 10 vite unë nuk kam qenë vetja por më ka komanduar ky tjetri ndërkohë për dhjetë vite ka thënë se vendimet i marr unë. Tani pas dhjetë vitesh ai thotë që kam qenë pupaci i atij tjetrit. Që këtu a ka më besueshmëri, a ka politikë më të vjetër se të duash të ngjitesh pas karriges e të duash ta marrësh me zor. Të bësh çdo marifet dhe hile për të qëndruar aty zvarrë.”- tha Salianji./TCH



5 Comments

  1. Salianj je pak vonë, e pe tani kush ishte Luli?! Shih si ja u futi rivdekja?! Tani keni tre pole në PD, më tutje juve mund të pjestoheni në pole të tjera 6,12, 24, … etj … etj …. E sheh absurdin që keni krijuar?

    Më e pakta që mund të bësh është t’i kërkoni falje doktorit dhe më vonë bashkepunoni të zgjidhni një kryetar bashkues.

  2. Ju kundërvunë Berishës ca çunakër ambiciozë të paskrupullt pa asnjë ideal dhe më të vetmin qëllim përfitimin.Pa asnjë staturë politike dhe që nuk mund të arrinin asnjë qëllim o objektiv politik.Objektiv i tyre pazaret dhe për këtë janë në gjendje të shesin shpirtin.

  3. O Selianji na hape barkun me frazen “politikanet duhet te kene dinjitet” ku e gjete kete fraze o i paudhe!

  4. A nuk ju bën përshtypje që ky çunak zevzek që e damkoste publikisht Berishën si shkatërues të PD, tani përsërit si papagall fjalët e tij për Bashën ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *