• |
ide | kryesore

Shisnin koκainë dhe κanabis në Tiranë, në pranga 2 persona

Lajme, Të fundit
kan@bis i sekuestruar nga policia



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Autorët, njëri prej tyre 18 vjeç dhe tjetri 46, janë kapur duke ndarë doza të ndryshme kanabisi dhe kokaine në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe me gjerë.

46-vjeçarit iu gjet në makinën tip “Audi” një sasi kokainë. Policia kreu kontrolle edhe në një servis që është në pronësi të tij, ku konstatoi mjetin “Porsche” me drejtues 18 vjeçarin. Gjatë kontrollit, u gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Po ashtu u sekuestrua si provë edhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *