• |
ide | kryesore

Shpërndanin drøgë në lokalet e natës/ Në pranga 49-vjeçari, procedohet bashkëpunëtori

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 49-vjeçar është arrestuar në Himarë për shpërndarje dozash të lëndëve narkotike. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij është proceduar në gjendje të lirë. Në kuadër të operaciotin “Parts”, blutë e qytetit jugor kanë kontrolluar banesën e 49-vjeçarit. Aty u gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim policia kontrolloi edhe banesën e bashkëpunëtorit të tij K.G. 43 vjeç. Në shtëpinë e tij u gjet një sasi e vogël lëndës narkotike dhe fara të bimës së kanabisit.

Policia i sekuestroi ato në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike. Ndërkohë dyshohet se të dy këta persona bashkëpunonin për shpërndarjen e drogës në lokalet e natës së qytetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *