• |
ide | kryesore

Arrestimi i Gjicit/ VOA: SPAK heton nëse donin ta shantazhonin përmes videos

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, kryetari i dorëhequr i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, u arrestua pasditen e së shtunës. Ai akuzohet për korrupsion, me urdhër të Prokurorisë speciale për Krimin e organizuar dhe Korrupsionin. Hetimi ndaj tij nisi javën e shkuar menjëherë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij. Kjo e fundit po ashtu ka përfunduar ne arrest shtëpie, edhe ajo e dyshuar për korrupsion.

Gjici, i cili mori një mandat të ri në krye të Bashkisë së Kukësit në zjedhjet e 14 majit, rezulton të jetë filmuar në zyrën e tij në datën 6 qershor, rreth orës 16.00. Pak pas publikimit të videos, ai njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në Facebook si “një detyrim minimal” e duke kërkuar ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Qeveria po ashtu njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Gjici e konsideroi ngjarjen një kurth të ngritur nga kundërshtarët politik, ndërsa shruajti se “fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”.

Ai po ashtu, deklaroi se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”. Por kjo duket të ketë qenë një përpjekje për të shmangur pikërisht akuzën për të cilën ai u arrestua sot. Në fakt publikimi i plotë i videos, dëshmoi se pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai bisedon me gruan, për financimin nga ana e Bashkisë të një projekti të saj për sterilizimin e qenve të rrugës. Madje ai thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, duke i kërkuar të ndjekë praktikën për miratimin e projektit.

Prokuroria e Posaçme ndërkohë po vijon hetimin për të zbardhur të gjithë situatën, që nga arsyet e filmimit në zyrën e tij nga ana e gruas, publikimit, apo dhe nëse përmes videos, ka patur përpjekje për ta shantazhuar kryetarin e Bashkisë. VOA



8 Comments

  1. Bravo VOA. Asnje fjale per kryerje mardhenie seksuale me te rritur, apo ne ambient ku ushtrohet funksion publik, apo shperdorim detyre, fshehje e krimit, bashkepunim ne krim etj etj. Eshte bere VOA si zedhenes i Karlo Bolinos apo me keq, Mero Bazes.

  2. Po cfare shantazhi ka ketu, Gjici shfrytezon zyrat e shtetit per porno, e drejtesia kerko per shantazh.Me pare deno veprimin e shfrytezimin si post te ketij, dhe shkeljen e moralit zyrtar e cmbetet ti ngele nese ka shantazhues.Drejtesia te mos perhapet si vaji ne uthullpor te zbatoje ligjet ne kete drejtim, ne se eshte e predispozuar ne ndershmerine ligjore, ndryshe me komando partie, sic ka vepruar der me sot ne shume akuza ekstravakante qe jane bere, por keta, e kjo drejtesi vetem emerin ka DREJTESI.

  3. Edhe VOA -n kanë korruptuar rilindasit.Duhet të gjejnë se i është bërë shantazh dhe harrojnë pislliqet e tij në zyrën e shtetit dhe korrupsionin që ka bërë me tenderat.

  4. Nje permendore ne qender te Kukesit ne ndere te Gjicit do te ishte gjeja e duhur per Kuksianet qe i bleu si gicat me nga 50€per nje vote,nuk ka rendesi u arrestua apo jo,teshme ai eshte i mbaruar felliqesira.

  5. Duket tepër qesharake cilësimi i ngjarjes me “vajzësn” 40 vjeçare si shantazh, kur është provuar se ajo ka filmuar veten duke kryer një akt të tillë.
    Të ishte vërtetë një “vajzë minorene” naive që i bën reklamë vetes për prostitucion, edhe mund të kalohej me shakara e bullizëm , por duke parë se ajo i kërkon favore Gjicit, për punësim apo tendera, ngjarja kjartazi mer pamjen e një skandali jo të zakonshëm seksual në Shqipëri, por të korrupsionit të personave politikë.
    Fakti që ajo ka pohuar se kësisoj tenderash për qentë e rrugëve i ka kryer “me sukses” edhe me kryevashkiakë të tjerë, është një indicie që SPAK të thellohet në hetime më të gjëra në institucionet shtetërore .
    “Ndiq paratë për të zbuluar korrupsionin”, është një thirrje e përsëritur edhe nga ambasadorët.
    U zbuluan 500 mijë euro të fshehura në tubacionet e pastrimit të ajrit në banesën e një pastrueseje në shtëpitë e disa zyrtarëve, që ajo pretendon se ja kanë lënë asaj për ti ruajtur.
    Doli emri i një ish sekretare të ndarë nga burri që punonte tek ish zv.kryeministri Ahmetaj të cilës i ishin vjedhur këto para.
    Po hetohet Ahmetaj nga SPAK për lidhje korruptive me të kërkuarin Zoto që i ka dhuruar atij bileta të shtrejta avioni e akomodime në hotele të shtrejta me 5 yje por nuk po dëgjojmë që prokurorët të gjurmojnë prejardhjen e parave të sekretares së Ahmetaj.
    Pa dashur ta përgjithësoj, duhet thënë se jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën qarkullon dyshimi i publikut se pushtetarët e biznesmenët multimilionerë, abuzojnë seksualisht me sekretaret e tyre.
    A duhet parë ky fenomen vetëm si një mëkatë moral ?
    Nëse “vajza 40 vjeçare” nuk do të kishte bërë “marrëzinë” për të filmuar aktin e saj me Gjicin e kjo video nuk do të ishte bërë publike, të mos harojmë se ajo i ka bërë atij kërkesën për tu punësuar në bashki, e Gjici pas ca kohësh mund ta kishte ate në zyrën e tij edhe si “sekretare”.
    Ka pasur raste edhe në vende të zhvilluara që kryeministra imoralë të punësojnë edhe si ministresha , dashnoret e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *