• |
ide | kryesore

Video/ “Kush nuk kërcen është gungaç juventin”: kore anti-Juventus në martesën e mbrojtësit të Inter, Bastoni

-Instant, Sport, Video
Bastoni



Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Inter, u martua me dashurinë e tij, Camilla, më 1 qershor. Asgjë e jashtëzakonshme, vetëm se në këto orë po qarkullojnë disa video nga festa pas dasmës. Në veçanti, nga pamjet shihet se gjatë festimeve ka pasur hapësirë edhe për disa kore kundër Juventus nga të pranishmit: “Kush nuk kërcen është gungaç juventin”.

Bëj bashkë një lojtar të Inter me shokët e tij, një martesë dhe një rivalitet sportiv që vazhdon prej vitesh e rezultati do të jetë ajo që ndodhi në dasmën e Alessandro Bastoni. Interisti i ri, për të festuar me nusen e tij Camilla, së bashku me disa miq të skuadrës, filluan të këndojnë këngë kundër Juventus. Kaq mjaftoi që tifozët bardhezi të dëshmonin indinjatën e tyre në rrjetet sociale. Por kjo nuk është e vetmja gjë që mbrojtësi këndoi…

Lexo më tej: Bastoni feston në Instagram, Barcelona ndihet e provokuar. Nisin kërcënimet: “Do t’i thyejmë këmbët”

Pasi kënduan kundër Juventus në dasmën e tij, duke shkaktuar kaos, Bastoni dhe shokët e tij edhe u zbavitën. Nuk munguan këngët e dashurisë, apo edhe baladat. “Non me lo so spiegare” e Tiziano Ferro, sidoqoftë, i bëri të ekzaltoheshin të gjithë të pranishmit në dasmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *