• |
ide | kryesore

Rihanna jep dorëheqjen si CEO e Savage X Fenty

-Instant, Paparazzi, Slider
Rihanna



Savage X Fenty po sjell një CEO të ri. Rihanna do të largohet si CEO e markës së të brendshmeve që ajo zotëron me LVMH, duke filluar nga 26 qershori, raporton Vogue Business.

“Ishte bukur të shikoje vizionin tonë për Savage X Fenty të ndikojë industrinë në  përmasa kaq të pabesueshme gjatë pesë viteve të fundit”, tha Rihanna, e cila themeloi linjën në vitin 2018. “Ky është vetëm fillimi për ne dhe ne do të vazhdojmë të zgjerohemi në mënyra që lidhen gjithmonë me konsumatorin.”

Ndërsa Rihanna do të vazhdojë të shërbejë si kryetare ekzekutive për kompaninë, Hillary Super, ish-CEO i Anthropologie Group, po merr detyrën si CEO, raporton gazeta. “Jam shumë mirënjohëse dhe e emocionuar për të mirëpritur Hillary Super si CEO tonë të re”, shtoi artistja. “Ajo është një lidere e fortë dhe është e fokusuar ta çojë biznesin në një nivel edhe më të lartë”.

Në fillim të këtij muaji, Rihanna u rendit në vendin e 20-të në listën e femrave më të pasura të vetë-krijuara të Forbes në Amerikë, me një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh. Suksesi i saj është pjesërisht falë 30 për qind të aksioneve që ajo zotëron në Savage X Fenty, e cila kishte një vlerësim prej 1 miliard dollarësh në shkurt 2021. Gazeta përmendi gjithashtu Fenty Beauty, performancën e Rihanna-s në pjesën e parë në Super Bowl dhe publikimin e këngës së saj të nominuar për çmimin Oscar, “Lift Me Up”, si arsye për pasurinë e saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *