• |
ide | kryesore

Gjici në gjykatë: Unë e mora dënimin, por nuk kam shkelur ligjin!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alma k ne dalje te SPAK



I gjendur nën një presion të fortë psikologjik, pas publikimit të videos erotike, ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka thënë në gjykatë se dënimin për atë që bëri, e ka marrë tashmë, por duke mohuar shkeljet ligjore.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.

Sipas avokatit të Gjicit akti që ka kryer ai në zyrë është i rëndë por jo vepër penale, sa kohë s’ka pasur ndërmarrje konkrete nga Gjici për të dhënë këtë projekt që ka të bëjë me sterilizim e qenve.

Video-skandali për Safet Gjicin nisi kur në duart e gazetarëve në Tiranë nisi të qarkullojë një pjesë nga filmimi në zyrën e tij, që mbanin datën 6 Qershor. Aty dukej një grua që performonte seks oral për kryebashkiakun e Kukësit. 10 ditë më pas, ngjarja u raportua në media thjesht si skandal seksual. Pamjet ishin të qarta, por detajet e marrëdhënies mes Gjicit dhe gruas në video ishin të pakta.

Filmimet e para ishin më shumë një shkelje morale që rëndonin mbi kryebashkiakun që derdhej mbi tavolinën e punës dhe bënte seks në zyrë. Akuza për korrupsion nuk kishte.

Disa orë pasi doli lajmi Gjici dha dorëheqjen. Në fjalët e fundit për mediat, ai foli për një kurth që ia ngritën kundërshtarët politikë, në anën tjetër Gjici pranonte se ishte në një marrëdhënie me gruan që dukej në video.

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth” tha Gjici, duke u përpjekur ta shesë historinë si një pakujdesi që mund edhe ta kishte shmangur.

Avokatja e Kaçit tha arsyet se përse e ka filmuar Gjicin, ndërsa tha se kërkoi masë më të lehtë për të për shkak se ka një fëmijë dhe nënë të sëmurë, e se është e vetmja që mund të kujdeset për to. Por Gjykata ka vendosur që të lërë në fuqi masën e mëparshme të arrest me burg. Prokuroria dyshon se Kaçi nuk ka vepruar e vetme, por se ka edhe bashkëpunëtorë.

 



6 Comments

  1. Ju te Lapsit po beni lojen e Rames qe te merreni me idjotsira dhe te harroni realitetin.
    Po mbyllet universiteti i Korçes!!!!##
    Pas tij do mbyllen gjithe te tjeret!
    Njerezit me shkolle i bejne vapë udheheqjes!

  2. Patjeter do mbyllen, shqiptaret po ikin rrugeve te botes.
    Kush do veje ne Universitet? Bangladeshasit dhe pakistanezet?
    Kjo eshte rilindja, largimi total I shqiptareve, pervec patronazhisteve.

  3. Ja pra, e mora denimin, por nuk kam faj,,,, e shini kurajon rilindase, trima me ligjin edhe kur kane shkelur moralin, edukaten por wdhe mbi ata njerez qe e votuan, nese e votuan, se i vodhi e bleu edhe ky si te tjeret, por te mos ta dije qe ka perdhos zyrat shtetrore, vetem organika e brumi i krimbave gjerizore arrijne te mos pranojne fain e gabimin . Si ky ka, e do kete edhe te tjere,kemi banditet e vjedhjeve e droges qe i shohim, e pane se sa u denuan, apo bejne se po i denojne me kete drejtesi tashme te kapur.Nejse, filmat po luhen bukur, populli fle, qeveria mburret.

  4. Ja pra, e mora denimin, por nuk kam faj,,,, e shini kurajon rilindase, trima me ligjin edhe kur kane shkelur moralin, edukaten por wdhe mbi ata njerez qe e votuan, nese e votuan, se i vodhi e bleu edhe ky si te tjeret, por te mos ta dije qe ka perdhos zyrat shtetrore, vetem organika e brumi i krimbave gjerizore arrijne te mos pranojne fain e gabimin . Si ky ka, e do kete edhe te tjere,kemi banditet e vjedhjeve e droges qe i shohim, e pane se sa u denuan, apo bejne se po i denojne me kete drejtesi tashme te kapur.Nejse, filmat po luhen bukur, populli fle, qeveria mburret..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *