• |
ide | kryesore

Shqiptari Fali Ramadani nxjerr zbuluar Juventus për Chiesa: “Mohoj kërkesën e 8 milionë euro për rinovimin”

-Instant, Sport
Fali



Federico Chiesa dhe Juventus e gjejnë veten në një udhëkryq: të shkojnë përpara së bashku ose të ndahen. Në rastin e parë është e nevojshme rinovimi i kontratës që skadon në vitin 2025. E në lidhje me këtë menaxheri i lojtarit, Fali Ramadani, mohon shifrat që kanë dalë në media. Në një komunikatë, shqiptari ka sqaruar se 7 milionë në sezon plus një bonus nuk qendrojnë. “Për sa i përket thashethemeve të publikuara ditët e fundit për të ardhmen e Federico Chiesa, Fali Ramadani, menaxheri i lojtarit, mohon zërat për një kërkesë prej tetë milionë euro të bërë nga lojtari për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventus FC” lexohet në komunikatën për shtyp.

Shkëndija me teknikun Allegri nuk ndezi kurrë për shkak të dëmtimeve të shumta. E fakti që Juventus nuk do të luajë në Champions League vitin e ardhshëm do të ishte sikur të humbiste një vit tjetër në momentin vendimtar të karrierës së tij. Të dyja palët po diskutojnë se çfarë të bëjnë. Por ndërkohë Juventus ka vendosur çmimin. Do të paguhen 40 milionë për blerjen përfundimtare, pas 10 të parave në huazim dhe me 10 të tjera në bonuse të mundshme. Chiesa nuk do të largohet për një shumë inferior ndaj 60 milionë euro.

Juventusi ka nevojë të shesë për të t’i bërë llogaritë të dalin, pas një sezoni vërtet të komplikuar. Chiesa së bashku me Vlahovic janë dy xhevahiret më vezulluese të vitrinës së Juventus. Në Premier League, Liverpool dhe Neëcastle nuk e kanë fshehur pëlqimin për lojtarin. Reds kanë statusin e tyre, Magpies mund t’i ofrojnë Champions League. Vera sapo ka filluar, Chiesa po kalon pushimet për të rifilluar në mënyrën më të mirë. Ku dhe me kë, do ta dimë vetëm në javët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *