• |
ide | kryesore

Video/ Manipulimi me meritën e Ramës për lirimin e tre policëve

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama influence 3 policet



Sapo u dha lajmi i lënies së lirë të tre policëve kosovarë që akuzoheshin nga Serbia për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, menjëherë mediat u mbushën me citime nga “burime të panjohura prej Brukseli, ku meritat i mvisheshin liderit absolut të vendit, Edi Ramës. Top Channel dha lajmin (faksimilja këtu poshtë), se kryeministri ka pasur influencë të drejtpërdrejtë në negociatat e lirimit. “Burime nga Brukseli pohojnë tani se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët.


Sipas tyre, kreu i ekzekutivit shqiptar ka ushtruar influencën e tij për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit, jo vetëm drejtpërdrejte me presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke e pohuar edhe publikisht se çdo nisme rajonale do të kthehej në zero nëse policët nuk liroheshin, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta të Vuçiçit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili pak ditë më parë vizitoi Tiranën dhe njihet për marrëdhëniet e ngushta miqësore me kreun e shtetit serb” thuhej në lajmin e TCH.

Më të njëjtin titull dhe me të njëjtin tekst atë e rimorën në bllok të gjithë mediat e tjera (shiko poshtë).

Në fakt, e vërteta ishte pak më ndryshe. Ashtu sikurse njoftoi që në fillim Lapsi.al, rolin vendimtar në këtë tratativë duket se e ka lujatur kryeministri hungarez Orban. Por, fakti se Viktor Orban ishte disa ditë më parë në Tiranë dhe ai se Rama i bëri një far lloj presioni Vuçiçit, i ka bërë mediat që citojnë burime anonime nga Brukseli të brohorasin për triumfin e Ramës.

Ndryshe nga sa pretendon propaganda zyrtare kryeministri ynë u përpoq pa sukses të ndikonte në këtë proces. Por ai nuk ia doli dot. Duket se Vuçiçi nuk pranoi ti dhuronte në asnjë moment rolin e ndërmjetësuesit.
Pikërisht ky dështim për të marrë këtë rol prestigjoz në arenën ndërkombëtare e bëri kryeministrin nervoz. Kjo solli dhe kërcënimet në formë shantazhi të Ramës ndaj partnerit të tij të ngushtë serb. Ai e shprehu qartë se marëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit do të ngrinin deri sa kërkesa e tij të dëgjohej.

Lexo më tej:

Kryeministri Orban negocioi lirimin e policëve shqiptarë nga Serbia

Madje Rama shkoi edhe më larg: ai tha se takimet e nismës së preferuar të Vuçiçit, Ballkanit të hapur do të ndërpriteshin deri në lirimin e tre policëve. “Nuk ka takim për Ballkanin e Hapur, duhet të lirohen tre policët e marrur peng”, deklaroi ai.

Rama “ngrin” Ballkanin e Hapur deri në lirimin e 3 policëve 

Për të fituar rolin e nderuar të negociatorit, gjë që Rama e ka synuar në mënyrë donkishoteske edhe për të pajtuar Greqinë me Turqinë, Rama anashkaloi për një moment interesin kombëtar të Kosovës. Ai luajti si arbitër asnjëanës ndërkombëtar. Nëse qeveria e Kosovës pretendonte se tre policët ishin rrëmbyer brenda territorit kosovar ndërsa ajo e Serbisë këmbëngulte se ata kishin hyrë të armatosur në territorin e saj, kryeministri ynë qëndronte në mes. Ai deklaronte se pak rëndësi kishte se në cilin shtet kishte ndodhur ngjarja duke u distancuar nga termi agresion që përdorte Albin Kurti dhe nga faktet, fotot, kordinatat gjeografike apo hartat që servirnin institucionet e Kosovës. Ai linte të hamendësohej se policët kosovarë mund ta kishin shkelur territorin serb. Ai ironizonte me faktin se s’kishte rëndësi nëse ata mund të kenë hyrë këtu e dalë atje. “Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë marrë këtu ose janë gjendur atje, për të cilat KFOR nuk do japë konkluzion publik, por do depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë se në të gjitha rastet, tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi” tha kryeministri gjatë një takimi me gazetarë.

Rrëmbimi i tre policëve/ Çfarë do të ndryshojë mes Ramës dhe Vuçiçit

Por sot që Serbia i liroi tre policët nuk ka më dyshime se ata nuk kanë shkelur apo dhunuar teritorin e vendin fqinjë.

Dhe pikërisht kjo dëshmon se Rama humbi njëkohësisht dy mundësi edhe atë për të mbrojtur interesat e kombit të vet duke bërë të tijin qëndrimin e qeverisë kosovare që fliste për rrëmbim brenda territorit të vendit të saj edhe lavdinë e negociatorit që zgjidh një konflikt…
Pikërisht për të mbuluar këtë dështim të dyfishtë makineria propagandistike u vu në lëvizje për të shpallur fitoren e radhës të liderit global dhe duke i mveshur atij meritën e lirimit të tre policëve.

Shiko komentin per kete teme me video poshte. Per te pare me shume mjafton një like per faqen e re në Facebook Lapsi Videos

Të nesërmen e publikimit të këtij artikulli, në një intervistë më 27 qershor për Euronews Albania, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla e renditi edhe Ramën si faktor që ndikoi në lirimin e policëve, por ndryshe nga pretendimi i mediave shqiptare, e radhiti të pestin, pas qeverisë së Kosovës, SHBA-së, BE-së e faktorëve rajonalë.

“Presioni ishte shumë i madh për Serbinë. Ne (qeveria e Kosovës), të mos harrojmë, u mobilizuam dhe bllokuam të gjitha pikat kuftiare për të gjitha maunet dhe mallrat e Serbisë, si shfaqje e pasigurisë apo cënimit të sigurisë së republikës së Kosovës. Por, ishin të gjitha institucionet e tjera dhe shtetet aleate, që u angazhuan që kjo të ndodhë sa më shpejt. Serbia vërejti se do të ballafaqohet edhe me sanksione të ndryshme nga BE dhe SHBA, por ishin edhe liderët lokalë. Po ashtu ishte edhe kryeministri i Shqipërisë që reagoi furishëm për këtë rast”. 

©LAPSI.AL 



30 Comments

  1. Para se te anulonte takimin me Kurtin, duket se Rama qe ne “live call” me Vucic. Sapo Kurti nuk u “gjegj” sic pritej, Vucic urdheroi arrestimet e policeve per te cilet qe ne”stand-by”. E lane ca dite qe Kurti te bente ndonje karllik por sdoli gje. Dhe nga te presim hetimet e KFOR ose “prit gomar te mbije bar”, ndersa Kurti fitonte terrenin cik e nga cik, dhe serbet pershkallzuan protesten anti Vucic, ustallaret BE-SHBA te neokomunisteve te Ballkanit Vucic-Rama (VR) vrap e vrap nderruan pllaken dhe tashme shpallin dyshen VR si pelluma ose “akullore” sic thonte Dako. E cbehet ore.

    1. Respekte bushat!

      Je gjigand!

      I vetmi që e nxjerr lakuriq Ramën.

      Lideri global që s’e pjerdh kurrkush!

      ,🤡🤡🤡🤡

      1. Pra Bushati na mbushi mendjen se vërtet Rama ka patur influencën e tij në lirimin e policëve.
        Pra Bushati po thotë se për lirimin e tre policëve kanë ndikuar, SHBA, BE, Hungaria, vetë Kurti, dhe 10% ka ndikuar edhe lideri global!
        Rrofsh Bushat.

        1. Rama ka prerje për prishje, është natyrë skizofrene destruktive , ska lidhje me përparimin , progresin,etj. Rama është i prirur nga veset në tërësinë e tij. Prerje bastarde me pak fjalë

    2. Keni 10 vjet qe po i hani mutin Edi Rames dhe do vazhdoni t’ja hani edhe shume vite te tjera
      Ju befte mire!

        1. Të duket çudi tju dhjesë rama në gojë e ky sipër ti thotë faleminderit??

          Debilitimë i shoqërisë nuk ka brirë, del ky trapi sipër dhe i duket vetja i zgjut. Ose trap ose fugshkerdhyer

  2. Dolen prap keto ‘burimet e sigurta ‘ ne Bruksel.
    Sikur kishim rene rehat ca kohe.
    Sikur nuk krijoheshin lajme me baze nga ‘ burime te sigurta’ .
    Tani shikoni kur te dalin ca ‘ burime te tjera te sigurta’ qe do shkruajne se Rama nderhyri qe te liroheshin protestuesit Serb.

    Teater kukllash per femije.

  3. Një ditë Edi Rama thotë se ushtarët e Vuçiq s’guxojnë ta tejkalojnë “as një centimetër” kufirin me Kosovën, ditën tjetër rrëmbehen policët qindra metra brenda… Pse meritat nuk vlejnë edhe për pengmarrjen? Në të dyja rastet veprimet e Edi Ramës natyrisht ishin të paefektshme. Por nëse ka pasur sadopak efekt në njërën, pse s’ka mundur të ketë edhe në tjetrën?

  4. E, Rama na ka dhier vet ne pushtet,, po e mbajne dhe e mba pushtetin me falanga krimi, droge,vjedhje e mashtrimi me kelyshe te fisit e genit te tije.E mba pushtetin se eshte karririst megalloman i pa llogjikshem ne zbatimin demokratik te te drejtes prones, punes,e ligjeve qe as nuk i ka zbatuar qysh se erdhi ne pushtet me mashtrimet premtuese te vitit tremedhjete. Asnje premtim te atyre qe premtonte nuk ka kryer, por vetem rriti korrupsionin vjedhjet, drogen e emigrimin. Transformoi pronat publike e private toka te rendesise shtetrore me ligj, keshtu qe e eliminoi pronen private, si kusht kryesor ne kapitalizem per zhvillim, e ja dha oligarkeve te tije me qellim vjedhje per ti ndare parate sipas vesit kur ish kryetar bashkie.Diktatoret nuk kane asgje me teper se ky lider kopuk mafioz, revolucionar i ringritjes te falangjeve e bijeve te regjimit enverist, por te fshehur e maskuar pas interpretimeve eaktrimeve se na jane bere pro perendimit keta bira KURVI.

    1. Ka plot kara dhe ndyresira që mendojnë mirë për ramën. Karrlik pa kufi në fshatin e madh të qelbur shqipëri e ridhjerjes 2013 2023

  5. Të ëndërrosh është mirë. Të shohësh ëndrra me sy hapur jo dhe aq. Ti kërkosh një politikani që udhëheq partinë të mbajë një tjetër përbri tij si kandidat për kryeministër, apo të premtojë se do t’ja lerë një tjetri karrigen e kryeministrit nëse i fiton zgjedhjet, është absurde, infantile, ikje nga vullneti i shprehur i zgjedhësve, shkelje e këtij vullneti.Cecene e malok ketu te lapsi vazhdoni hani mutin e plakut te pjerdhur salih karaxhic berisha deri kur te ngordhi Qeni serb salih

  6. Sa ere e qelbur qe je ti i perditeshmi IPaemer,, i fundit kjo te pasqyron e te nxjerr ty si pjelle gjerizi rilindas.Je aqe prapa botes, sa qe me fjalen ,cecene kujto se po ofendon 500,000 votues te se djathtes, por mos harro ate origjinen e trashegimenine tende tradhtare ,kri.inale qe je e keqene bajgaxhi ne ndonje stallwe kuqalesh,.Po mbroni nje pleher qe ka mbjelle te keqiat me te medha te ketij kombi e populli.

    1. SPAK thërret për hetime njeriun që ka qenë ndërmjetës mes Berishës dhe Alma.K, për skandalin e Kukësit,ti qe je me emer o malok muti,ku i gjete 500 000 qe votuan foltoren o koqja e majte e salihut,je gati te shkerdhejne ne bythe vetem salihun mos ti tregojme te vertetat kriminale ne keto 30 vjet dhe te kjo kurva Alma i del emri

  7. Mirë ata plehrat e gomerët që e votojnë po çtaksirat kanë shumica e shqiptarëve të kenë ramën kryeministër?!

  8. BIRI KURVES, SI OTURAK I RAMES QE JE, MOS GRI SHUME KARRLLEQE SE KE QELBUR E QELB DYNJANE. SI BIR KURVI NE POLITIKE, POR DHE KODOSH NGA ORIGJINA, JE AQE GUAK SA DHE AQE SA VIDHNI NUK E LLOGARIT DOT. TE KA PSHURRUR E DHIER RAMA, SA QE TE KESHE SI TRU VETEM PLEH, ASHTU SIC JE. SE SA TE JETE KJO PJELLE QE TE KAPJELLE TIPA SI TI, NE MENDIM E SHPREHJE, JU QENER TE SE KEQES KESHTU DO LEHNI.RRACE KULISHESH TE KURVES RILINDJE.

  9. UNE HABITEM ME POPULLIN POLITIKANET NUK E DIN A BEJNE SIKUR NUK E DIN SE RAMA NUK E NJEH KOSOVEN RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUG QE STE CON GJEKUNDI KENI HARRUAR E KA THEN NJEHER E MIRE O QORRA??????????????????

  10. Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin,kurven e salihut e ke ne shtepi o shpellkari biri i kurves maloke o ceceni i ores 15:51

    1. Ore Vuçic i rrëmbeu se ashtu donte dhe i liroi se ashtu donte.Pra bëri një lëvizje nuk e di përse dhe i liroi se s’kishte ç’të bënte.Ka menduar se do fitonte pikë dhe Kurti do humbte.Rezultatin do t’a japë Amerika.

  11. SPAK sekuestron kompjuterat e dhëndrit të Berishës dhe Fatmir Bektashit.

    “Dhëndri i nongratës Jamarbër Malltezi është pronar me 35-50 % i 19 kullave në Tiranë me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme që mund t’i investonte.

    Kullat i ka ngritur në pronën publike, ish Klubi Partizani, të cilën e tjetërsoi gjatë periudhës 2006-2009, me anë të vjehrrit, në atë kohë kryeministër”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *