• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i tre policëve/ Çfarë do të ndryshojë mes Ramës dhe Vuçiçit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Shpërfillja që i bëri Aleksandër Vuçiç kërkesave për lirimin e tre policëve të Kosovës, janë bërë shkak që Edi Rama të bëjë një kthesë të beftë, për t’u larguar nga aleanca që ka ushqyer prej vitesh me presidentin e Serbisë. Në konferencën që njoftoi me gazetarët, Rama nuk dha detaje nga komunikimi që ka pasur me Vuçiçin këto ditë, si përpjekje për të liruar tre policët, por u pa qartë se marrëdhënia mes të dyve ka pësuar një thyerje. Mund të thuhet pas kësaj se edhe avokati më i flaktë i Vuçiçi në Shqipëri, ndjehet i zhgënjyer nga miqësia që ndërtoi me liderin e serbëve.

Për herë të parë që kur është kryeministër i Shqipërisë, Rama e krahasoi shtetin serb me “një bandë” që mban peng tre policët në përgjigje të arrestimeve të policisë në Zveçan. Ai konfirmoi se deri në lirimin e tyre nuk do të ketë asnjë zhvillim në marrëdhënien mes dy vendeve, as për Ballkanin e Hapur dhe as në aspekte të tjera.

“Unë nuk jam i ëmbël me Albinin, po në këtë pikë do të bëja absolutisht njësoj të njëjtën gjë. Pa u liruar ata të tre, s’do bëj asgjë, se është e papranueshme fare” u shpreh Rama duke dalë më në krah politikës së Kosovës.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në prapaskenë, por deri pak ditë më parë Rama shprehej se Serbia dhe ushtria serbe nuk përbënin kërcënim për Kosovën, madje “nuk i preknin dot asnjë fije floku”.

Kurse sot gjatë konferencës, ai foli për një konflikt të armatosur që rrezikon destabilitetin në rajon si një politikë që i shërben vetëm Kremlinit. Për më tepër, Rama e krahasoi veriun e Kosovës me Donbasin e Ukrainës, si prelud të një lufte akoma më të madhe.

Zhgënjimi i Edi Ramës nga Vuçiç vjen i papritur. Prej vitesh të dy kanë bashkëpunuar ngushtë për nismën e heqjes së kufijve me Ballkanin e Hapur dhe janë koordinuar me njëri tjetrin për të zbatuar politika të përbashkëta në këtë drejtim.

Për hir të këtyre planeve që thuri me Vuçiçin, Rama jo vetëm anashkaloi disa herë nevojat dhe interesin e Kosovës, por është shndërruar në mjet presioni dhe sulmesh kunër liderëve të saj.

Pak ditë më parë, i acaruar nga shpërfillja që i bëri Albin Kurti për t’ia çuar Vuçiçit propozimin e tij, Rama anuloi edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë.

Lexo edhe: Protestë për Kosovën poshtë zyrës së Ramës

Lexo edhe: Edi Rama me Albin Kurtin më keq se Enveri Hoxha Fadil Hoxhën

Lexo edhe: Nuk zhgënjen Edi Rama/ Fajëson Albin Kurtin për situatën në veri të Kosovës

Shpesh e ka fajësuar Kurtin për dialogun me Vuçiçin, ndërsa Kurti ka pretenduar se Tirana nuk duhet të marrë nisma me Beogradin pa u konsultuar më parë me Prishtinën. Pavarësisht kësaj, kur Rama priti Vuçiçin në Tiranë e quajti Vetëvendosjen një organizatë neo marksiste që beson në mënyrë delirante se mund të vendosë masa proteksioniste njësoj si Kina, apo Rusia.

Ende sot Rama është kritik me Kurtin, për të cilin tha se po shijon rritjen e pëlqyeshmërisë mes votuesve, ndërsa e bën fajtor për antagonizmin me SHBA dhe BE.

Në anën tjetër kur ndërkombëtarët kanë qenë të pakënaqur me Vuçiçin, Edi Rama u ka kërkuar ta mirëkuptojnë presidentin e Serbisë si drejtues të një populli me lidhje të forta me Rusinë.

Mbetet për t’u parë nëse deklaratat e sotme janë një kurs i ri në politikën e jashtme të Shqipërisë në Ballkan, apo këto ishin thjesht nervat e zakonshme kur e sheh se ke mbetur në stolin e rezervave dhe askush nuk ka ndërmend të të fusë në lojën e madhe që luhet në Ballkan./Lapsi.al



17 Comments

  1. Rames i thane shume “Mos o trim mos fut koken” Mirpo Rama si trim i çartur e futi koken. E tani Rama ka hallin e bythes se koken nuk e di se ku e ka. Sot me ka nxjerre mallin e shokut Enver ne lloqet gjeopolitike!

    1. Nuk e di se kush nga te Lapsi-t e ka bere kete analize. Konkluzioni i saj, pavaresisht ironise ne fund, e nxjerr Ramen …. parimor! Gjithe ajo miqesi e ngritur mbi interesa te larta politike (medemek, pajtimi shqiptaro-serb), na qenkerka prishur nga incidenti i rende me tre policet e rrembyer! Vetem nje politikan parimor, mund t’i vere shkelmin nje pune shumevjecare per pajtim me fqinjin armiqesor, per shkak te nje incidenti.
      Rama qe ka vite e vite qe flet per pajtimin shqiptaro-serb, sipas shembullit franko-gjerman, qe per hir te kesaj nisme sublime, nuk ka lene politikan kosovar pa tallur dhe share, ne shqip dhe anglisht, qe shkori deri aty sa u bashkua me korin lincues ndaj Albin Kurtit, duke e cilesuar madje edhe Hitler nepermjet bashibozukeve te tij mediatike – ky Rama pra, sot krejt pa pritur na gdhihet parimor!!!
      Mos kerkoni logjike ne veprimet e Rames keto kohe. Nuk eshte pa gje, per ta thene ne menyren me te bute, ajo qe thote Sali Berisha: Rama eshte ne hall te madh. Eshte me te vertete keshtu. Sado te forte qe ti kete miqte, Soros me shoke, nuk shpeton dot nga ky hall. Nuk kane shpetuar presidente te vete ShBA-se, pale pastaj nje delenxhi kryeminister i nje vendi te vogel. Per drejtesine amerikane eshte , si te thuash edhe personale me Ramen; imagjinoni nje tip si Rama, te korruptoje nje nder figurat me te larta te sherbimit me prestigjioz amerikan! Eshte fyerje per ta.
      Ne kete gjendje qe eshte, nuk eshte aspak cudi qe te beje ndonje hata, qe do te na kushtoje shume shtrenjte te gjitheve.

  2. shyqyr qe e kuptoi qe sbehet stan me serbet. Serbet nje popull qe ka mbijetuar duke genjyer veten dhe qe vazhdon te bej keshtu, njeres kafsh dhe agresiv, u kan car karin gjith popujve te ballkanit, vrases e perdhunues. U duket vetja me te mir se te tjeret nderkoh qe jan thjesht kafsh barbare. Serbet nuk e din cfar eshte dialogu, ndjekin politiken genje genje se dicka do ngelet, dhe politiken e trajtim te kundershtarit politik si armik lufte (sic ka ber Enveri e sic ben Salikja, se nga ata kan mesuar). Serbet kuptojn vetem forcen, politiken e kan perdorur vetem per perfitim dhe asnjeher per negocim. Cdo gje me ta eshte arritur nepermjet forces. Ka ardhur momenti me ua shperthy bythen vllezerve te ruseve. Shyqyr qe e kuptoi dhe Ram poturja.

  3. Ky rama eshte bastard fare, edhe anetën kish për ta shit për i çik famë e pushtet, kristaqin e degjeneroi kur i tha me ke qirë gruan dhe gregu është i kristaqit
    Vetëm rrakacolli e sillte në vete me ilaçe e injeksione.

  4. CFAR DO NDRYSHOJ DO THELLOHET DASHURIA MES TYRE PLANI I PERBASHKET ISHTE DHE DO THELLOHEN PLANET GJOJA PER LUFTE QE TE MBAJNE PUSHTETIN I BEJNE PRESION SH B A DHE EUROPES SE NE E MBAJME PAQE POR KJO PAQE ESHTE NE KURRIZ TE KOMBIT SHQIPTAR.

  5. Shoqnia e ramës deklaron:

    Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, ka thënë se shteti i Serbisë do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten, Mojsiloviq ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta për të mbrojtur popullsinë serbe në veri të Kosovës

  6. para Almës rri si pulë se ajo nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për të dhe telefoni i saj është në SPAK, mesazhet e saj që lë takime me Berishën para dhe pas ngjarjes janë në SPAK.

    Porositë e tutorit të saj caktuar nga Berisha në Kukës janë në SPAK, dhe siç e ka zakon ajo vajza në të tilla raste, mund të jetë në SPAK dhe biseda e saj në zyrë me Saliun.Masturbohini o cecene maloke me lajmet e lapsit per ramen

  7. Rama e pa qe shumica doli kunder tij dhe pro Albinit, kuptoi se ne fund Amerika dhe BE s’kane c’bejne dhe do pranojne te vertetat qe jane me Albinin, e shikon qe Vucicit po i dridhen themelet edhe brenda Serbise. Si perfundim shkon gjithmone ne anen e atij qe duket se po fiton, por gjithmone ne funksion te pushtetit te vet

  8. Une do doja shume ta shihja Ramen,apo edhe cdo minishengenist (perjashto Meron i cili cdo dite e me shume po e verteton qe nuk ndryshon,sepse e ka antikosovarizmin ne gjak,pavaresisht se hiqet me skuthllek qe gjoja po sulmon vetem VV,kur ne fakt e dime te gjithe pse sulmon e percan Mero), qe te deklaroje hapur, qe jo sot, e as pas 1 jave apo muaji( kur policet te jene liruar) por KURRE, as pas 100 vitesh vellazerim me serbet nuk do kete (qofte i paketuar si “Open Ballkan” apo cfare do lloj forme te tentohet te kontrabandohet). Po nuk e bindi veten Rama qe vellazerimi me serbet nuk behet kurre, atehere problemi eshte i tij,dhe do detyrohet te beje kthim-pas perseri…Pa dashur ta paragjykoj por keto deklarata s, mua me shqeteson edhe ky “sevapi” i Rames per ta shty Open Ballkan per 1 jave/muaj (pervec atyre idiotesirave te tjera ku na ben thirrje te ngujohen Kurti -Vucic deri sa te dy te bejne koncensione e te dalin me marreveshje,ku te dy palet te leshojne pe,pra thirrje sikur ta kete bere Lajcaku e jo Kryeministri shqiptar).Dmth pasi te lirohen,na pret Open Ballkan? Ramen me duket me shume e shqetesoi bllokimi i kamioneve serbe ne kufi, (ashtu si Vucicin qe sa do dotne te gjente nje sebep per ti liru ata police),e duke u liru policet nenkupton qe do zhbllokohen kamionet, tregtia me serbet,por prape them spo e paragjykoj,ama per aq kohe sa e mban gjalle e ne mendje Open Ballkan, Rama(apo kushdo politikan OpenMeneshengenist) do jete armik i perjetshem i Kosoves,prandaj me mire te reflektoje vone se hic

  9. Kjo tregon se sa i paperfillshem eshte edhe nga “miku” i tije Vupiç! Me ne fund do ta kuptoje se nuk ka asnje peshe ne politiken e jashteme? Jo per ate se sa e besojne koleget nderkombetare (por edhe per ate), por per peshen e pupel qe ka Shqiperia si vend i vogel! Ne shqiptareve na duket sikur jemi te rendesishem ne evrope, gje qe nuk eshte fare e vertete, dhe duhet ta kuptojme kete dhe te sillemi sipas peshes qe kemi ne realitet jo duke u fry si gjelat e detit, per asgje. Nuk thuhet me shume! Tung!

  10. Pershendetje i madhi Alfons Zeneli.Ky analist brilant i politikes ,atdhetar dhe patriot i madh i kombit shqiptare.Sot pas shume viteve fale analistit tjeter shqiptar,i cili dhe ai eshte nje patriot i madh i kombit shqiptare ne emisjonin e tij fokus pjesa e dyte e 6-24-23 Robert Papa ,pash dhe degjova Alfons Zenelin,zerin e ti briland dhe analizen e tij mallengjyse e them mallengjyse,se medjat shqiptare dhe moderatoret e tyre ftojne ne emisjonet e tyre palacot dhe antishqiptaret me te qelbur,qe bejne propagande sllave antishqiptare ,qe pezmatojne shqiptaret,nxijne shqiperine ,shqiptaret dhe ata pak patriote qe mbrojne ceshtjen shqiptare edhe kur i ftojne si lene te flasin i nderpresin linjen ,si beri ajo bushtra e rames ne brekin ne albanianewes,qe punon dhe mbron serbet,vucicin dhe sllavet nderpreu ne emisjon ne momentin qe z.Ngjela me argumenta dhe fakte te pamohushme demaskonte vucicin,serbet ruset dhe veglen e tyre te peshtire rama,kjo bushter e brekin te albania newes ja nderpreu komentin dhe analizen dhe ja mbylli linjen.Ta kisha perball ne ate moment,sdija cdo ti beja,aq u merzita dhe pezmatova aq sa thash zoti me shpetoi nga ndonje marrezi ne ate moment,aq i hidheruar u ndjeva kur ajo i nderpreu linjen ngjeles dhe thash,si ka mundesi qe djallin dhe tradhetine e kemi ne token tone dhe e leme te na ligjeroi,hidheroi ,pezmatoj dhe poshteroi dhe diktoi agjenten e tyre sllavo-ruse,pa frik se mund ti kthehen egersishte nga marrazi.Falenderoj z.Robert,se ftesa qe i kishe bere te madhit Alfons Zeneli me analizen e tij thash,sado me tradheti te mbushet pushteti dhe medja ne shqiperi,shqiptaret kane aq patriot sa me analizat e tyre i ben tradhetaret e kombit leter per te fshire menderen shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *