• |
ide | kryesore

Identifikohet autori/ Grabiti një shumë të madhe parash në exchange në Astir

Lajme, Të fundit



Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e shtunë ku në Unazë të Re, një shtetas nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë të madhe parash në një pikë të këmbimit valutor.

Në kuadër të operacionit “Round” u shpall në kërkim Artan (Marius) Tafani dhe u arrestua Enio Mecaj.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Round”, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vihet në pranga një shtetas i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Sekuestrohen biçikleta dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *