• |
ide | kryesore

Ambasadorja e BE-së, Hohmann largohet nga Tirana pa mbushur vitin

Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadorja e be ne tirane



Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë.

A2 CNN ka mësuar se në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.

Burimet bëjnë të ditur se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

A2CNN kontaktoi me zyrën e shtypit të delegacionit të Bashkimit Evropian që konfirmoi se:

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë”.

Ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësues i Hohmann në Tiranë, çka pritet të mësohet vjeshtën e ardhshme.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.



9 Comments

  1. Shef i komisionit të jashtëm të BE, është spanjolli Borell.
    Dihet që Spanja është një nga shtetet që nuk e njeh pamvarësinë e Kosovës.

    Dihet gjithashtu se vendimet për caktimin e ambasadorëve të BE në vendet europiane i mer Komisioni i jashtëm ku titullar është spanjolli Borell.
    Shtojmë edhe faktin që aktualisht Spanja qeveriset nga socialistët e Gjermania gjithashtu nga një qeveri e majtë.

    Largimi i parakohshëm i ambasadores gjermane të BE nga Shqipëria, është një sinjal se ajo mesa duket është një zë kritik i qeverisë Rama i cili pritet “me pekule” si nga qeveria gjermane, edhe ajo spanjolle e nga Komisioni i jashtëm i BE.
    Nga raportet zyrtare të shteteve të BE e të SHBA Shqipëria rezulton si një ndër shtetet më të korruptuara në Europë e gjetkë.
    Si është e mundur që kryeministri karagjoz i Shqipërisë të jetë i preferuar i tyre ?
    Vërej gjithashtu se me mënjanimin e Vagnerit e shefit të tij Prigozhin, tek disa media e politikanë perëndimorë po zbutet qëndrimi për Putinin sikur e keqja e agresionit rus kundër Ukrainës paska qenë ushtria e Vagner e qenka ai
    që e shpëtoi botën nga katastrofa e luftës bërthamore.
    Një paradoks tjetër , është se po trajtohet me preferencë Serbia e ish ministrit të propogandës së Millosheviçit e dëgjojmë deklarata për “sanksione” për shtetin e ri të pamvarur të Kosovës që kërkon konsolidimin e pamvarësisë .
    Paradoksi më i madh akoma, është se kryeministri i Shqipërisë Rama, është ndër më të zellshmit për ti vënë sanksione Kosovës.
    Thua mos pandemia e Koronavirusit të ketë ndikuar në mendjet e politikanëve që po bëjnë të tilla çudira ?

    1. Aha borrel buzpidhi.
      Qelbistani do behet me shtytje nga poshte dhe thithe nga larte.
      Dan hutra president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *