• |
ide | kryesore

Mandati i Olta Xhaçkës, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar vendimin e Kushtetueses

Lajme, Të fundit



Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhte sot për të diskutuar mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD-së, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në GjK. Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.



2 Comments

  1. ABSURD i papare. Duhet te ish hequr me kohe. Ai parlament vec i popullit nuk eshte- Parlamend i Oligarkise

  2. Po si nuk paskan pas kurr fare fytyre more njerez , i bejne te gjitha , vjedhin , kurverojne , vrasin, kercenojne edhe prokurorise se vlores ja mbylli gojen ( prokurori do duhet te hetohet ) kjo qe sdi ti veje emer , edhe pronat e ushtrise i edhe kerkon prap e quan veten rilindase … Mire na e bejne kur vazhdojme te presim se çdo bej ky ose ai popull we gjithmone ka pritur nga te tjeret qe ta gjej te drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *