• |
ide | kryesore

Kushëriri i dogji për herë të dytë lokalin/ Reagon Noizy: Ai është rritur nga familja ime

Lajme, Të fundit



Reperi i njohur Noizy ka reaguar ditën e sotme pasi lokali i tij u dogj sërish. Policia reagoi duke thënë se është identifikuar autori, Eraldo Musteqja, i cili është edhe i afërm i Noizyt.

Ky i fundit ka reaguar në rrjete sociale duke thënë se 26-vjeçari ka bërë një akt terrorist ndaj tij, edhe pse ai është rritur nga familja e reperit.

Pavarësisht këtij veprimi, reperi thekson se nuk mund ta urrejë dhe shpreson më të mirën për të.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, shkruan Noizy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *