• |
ide | kryesore

Raporti i drogave i OKB-së për Shqipërinë/ Meta: Qeveria njësh me trafikantët

Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një dalje për mediat u ndal te raporti i OKB-së ku citohej se Shqipëria ishte ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës.

Sipas Metës, kjo situatë vjen sepse qeveria është bërë njësh me trafikantët dhe policinë.

Deklarata e plotë:

Shqipëria është mbërthyer në darën e trafikut të drogës dhe situata po njeh vetëm përkeqësim të pandalshëm.

Edhe UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit) në raportin e fundit të drogave tregon shumë qartë se:

-Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës.

-Ndërkohë që përfshirja e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit në tregun europian, tendencë që u bë e dukshme sidomos pas vitit 2015.

– Lidhjet e trafikantëve shqiptarë të drogës konstatohen se janë tashmë të drejtpërdrejta me Kolumbinë, Bolivinë dhe vende të tjera prodhuese.

Kjo situatë, shumë e rënduar vjen sepse qeveria është bërë njësh me trafikantët dhe policia, e sidomos drejtuesit e saj janë inkriminuar thellë me ta, ashtu siç u pa ditët e fundit edhe me grupin e madh të policisë në Shkodër që ishte pjesë e këtij trafiku.

Kjo situatë, e lënë qëllimisht jashtë kontrollit nga qeveria ka detyruar edhe DEA-n amerikane t’u kërkojë bashkëpunim qytetarëve dhe të hapë linja të veçanta komunikimi me ta.

Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit në vazhdimësi ka konstatuar se:

-Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë.

-Po kështu ka konstatuar se trafikantët shqiptarë, luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe në rrjetet e krimit të organizuar.

– Njëkohësisht, Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

– Dhe njëkohësisht vlerësohet se grupet shqiptare e kanë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë dhe të përkeqësuar, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës.

Është e qartë, se legalizimi i kanabisit nga Rama është borxhi i detyruar, që ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë.

Përdorimi mjekësor i kanabisit është eksperimental, është shumë i kufizuar dhe i palegalizuar në formë protokollesh mjeksore te konsoliduara.

Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero.

Edhe pesha ekonomike e tij është thuajse zero dhe pa asnjë vlerë për ekonominë e vendit.

Pra, është e qartë se legalizimi i kanabisit është taksa që qeveria Rama, po u paguan bandave të narkotrafikut për shërbimet e tyre në blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve si dhe në pastrimin pa fre të parave të pista të qeveritarëve.

Ndaj ju bëj thirrje në emër të Partisë së Lirisë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e votojnë këtë projektligj të zi të legalizimit të kanabisit dhe të mos shndërrohen në bashkëfajtor në këtë krim kaq të rëndë kundër të sotmes dhe të ardhmes së vendit dhe kundra jetës dhe shëndetit veçanërisht të të rinjve të Shqipërisë.



3 Comments

  1. Edhe theniet e ketij Zotnise futini tek e njejta rubrike me ate te Berishes, dmth. tek rubrika “Pirdh Pirdh se lirohesh”.

    Ore nuk i dihet asnjehere jetes! Mund te na duhet t’i konsultojme nje dite keto thenie edhe direkte shkojme tek rubrika “Pirdh pirdh se lirohesh” dhe voila’ te shpalosen te gjitha! A nuk eshte fantastike e njekohesisht… praktike?!

  2. “Koha për një qasje globale”, KE mbështet idenë e Ramës: Konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

  3. Bravo lsi, para shqiperia, urime per progresraportin, urime lsi per integritetin e pertise se lirise pra per tranzicionin mga lsi ne pli dhe pli ne shqiperi dmth program per smbari. Kjo eshte politik qe te kenaq shpirtin, boll me me komunizmin para lri para ilir meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *