• |
ide | kryesore

Gërvalla për masat ndëshkuese të BE-së: Dërgojnë mesazh të rrezikshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, i cilësoi si “të panevojshme” masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës, duke theksuar se ato përcjellin “mesazh të rrezikshëm”.

Blloku evropian kanë paralajmëruar se këtë javë do të shpallin një masash ndaj Prishtinës, për shkak se kjo e fundit, siç ka thënë Brukseli, nuk ka marrë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Ne mendojmë që masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është shumë e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre të cilët i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës, në katër komunat tona”, tha Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare tha se këto vendime të Brukselit po dërgojnë “mesazhe të rrezikshme” në Beograd.

“Personalisht mendoj që mesazhe të tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen te presidenti serb [Aleksandar] Vuçiq që mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë fqinjët e tjerë që ka rreth e rrotull”, deklaroi Gërvalla më 30 qershor.

Në mesin e masave ndëshkuese pritet të jetë pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu, është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe ato mund të hiqen në rast se Kosova ndërmerr hapa drejt shtensionimit të situatës.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga fundi i majit. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, që u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata serbe.

BE-ja i ka parashtruar disa kërkesa Qeverisë së Kosovës për shtensionimin e situatës. Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit; Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht; kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale dhe rikthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./Evropa e Lirë



6 Comments

  1. si ka mundesi qe nje idjote si puna e kesaj te ket nje post kaq te rendesishem e delikat? Kjo flet sikur Kosova shte superfuqia e dyt boterore pas USA. Kisha shum admirim per qeverin Kurti po me keto qe ndodhen treguan qe jan diletant dhe komplet out ne menaxhimin e mardhenieve nderkombetare.

    1. BRAVO!
      Ka ik koha kur shqiptaret injoroheshin,neperkembeshin duke na quajtur “njerez me bisht” dhe te kategorise te dyte.Aq ma shume nga fqinjet tane armiqsore si Serbet,Greket.
      Keshtu qendroni,faji nuk asht vetem i Vucicukut, por edhe Lajcukut e Borrellukut.
      Te dy jane nga shtetet qe nuk e njohin shtetin e Kosoves.Kjo asht mjaft per te kuptu qendrimin e Europes.

    2. Ti copë mishi pa dy sy i orës 16.4. Më qafsh, e ke mbaruar filloren. Përsa i përket kësaj idiotes është bija e lsuf Gërvallës të cilin e vranë serbët me ndihmën e palaçove si ty nga që donte një Kosovë dinjitoze. Nuk e preku kush por UDB e ruante me roje atë Rugovën e LDK, as atë vehabistin tallavaxhi të PDK. Paska studjuar shkenca politike në fakultetin e famshëm të Prishtinës. Të çash barkun me lugë që në një fjali ka 7 gabime gramatikore.

  2. PO VAZHDOJM TE FLASIM ME FJAL POR PENGOHEMI MOS U SHQETSOHUNI AS TREMBUNI NGA NE O TRIMA KJO ISHTE VETEM NE DOBIN TUAJ thotë:

    AJO QE DO TU BINDIN TE VLERSONI RALITETIN NDAHENI ME PROBLEMET DHE ORIENTONI ZGJILLJET ME HAK ESHTE VETEM TU KAPIN PESHA E DHIMBJES DHE GJITHA KOSTOVE NGA ZOTI DHE NJERZIT SIC JUKENI SHKAKTUAR JU NJERZVE PASTAJ JU NJERZ JENI ME SHPIRT DHE GJAK SI TE GJITH DHE DO BREDHNI POSHT E LART PER TE GJETUR SHPETIM QOFTE DHE NJE MENDIM FJAL APO VEPER POR A DINI SE CFAR THOT NJE FJAL E URTE POPULLORE KU QASESH DHE STE AFROJN KU FLET DHE STE DEGJOJNE MOS PRANO KUR TE KERKOJN UN QE BERA KET KOMENT DICKA NJOH DICKA DI DHE DICKA DU VETEM TU SHOH MIR POR KUR JU PERDERISA I THONI E KEQES E MIR DHE TE MIRES E KEQE KETU SKA VEND ME PER DISKUTIM CESHTJA I TAKON VETEM PERCAKTIMIT ZOTIT VULLNETIT TIJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *