• |
ide | kryesore

UEFA “kundër” Chelsea: jo amortizimit të kostove, përtej 5 viteve

-Instant, Sport
Chelsea



Chelsea në fushatat e tij faraonike të blerjeve kohët e fundit ka nënshkruar shpesh kontrata për 8 vjet. Loja e Blues ishte për të amortizuar koston në buxhet për çdo vit, duke e shpërndarë atë në periudha shumë të gjata. Tani e tutje kjo do të jetë e pamundur. Çdo kontratë mund të zgjidhet në maksimumi 5 vjet. Kjo gjithësesi nuk pengon nënshkrimin e kontratave më të gjata në kohë. Vetëm se e bën të pakuptimtë nënshkrimin e tyre për qëllime bilanci.

Ndërhyrja e UEFA-s për amortizimin e kostove konsiderohet thelbësore. Federata ndërkombëtare e futbollit europian e sheh këtë metodologji si anashkalim të kufijve të vendosur nga “fair play” financiar. Teorikisht, më parë asgjë nuk e pengonte krijimin e kontratave që shkonin edhe përtej 8 viteve. E kjo lëvizje i bënte të administrueshme edhe kosto të mëdha.

Lexo më tej:Chelsea, shtatë përforcime e 240 milionë euro të shpenzuara në janar: truku i Boehly për të mos u kapur nga FFP

Në rend dite nuk ishte megjithatë cështja e multipronësisë, e cila do të trajtohet veçmas. Rastet Toulouse-Milan ose Brighton-Union St. Gilloise do të kërkojnë studim të mëtejshëm dhe vëmendje më të madhe në takimet e ardhshme. Në fund, UEFA ndryshoi emrin e Conference League nga UEFA Europa Conference League në UEFA Conference League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *