• |
ide | kryesore

Chelsea, shtatë përforcime e 240 milionë euro të shpenzuara në janar: truku i Boehly për të mos u kapur nga FFP

-Instant, F1, Sport
Chelsea



Chelsea është i kurorëzuari i madh i merkatos së dimrit. Pronari i ri Todd Boehly nuk kurseu asnjë shpenzim për të forcuar skuadrën. E tashmë ai i ka dhënë Potter 7 lojtarë të rinj. Blerja më e shtrenjtë është ajo e Mykhaylo Mudryk, i paguar 100 milionë përfshirë bonuset. Pastaj duhen shtuar edhe 40 milionë të shpenzuara për Benoit Badiashile. Në llogari janë edhe 12.5 për Andrey Santos, 12 për David Datro Fofana. Pastaj edhe huazimi i Joao Felix nga Atletico Madrid (12 milionë) dhe blerja e Noni Madueke nga PSV (35 milionë euro). Deri tani janë shpenzuar 211.5 milionë, por kjo nuk është e gjitha. Në plan është edhe blerja e Malo Gusto nga Lyoi për 30 milionë, që do ta çonte totalin në 241.5 milionë. Mbrojtësi do të qëndrojë në Francë deri në fund të sezonit.

Shpenzime të çmendura nga Chelsea, po të mendosh që është janar. Akoma edhe më shumë kur ato i shtohen investimeve të mëdha të bëra në verë. 80 milionë për Wesley Fofana, 60 për Cucurella, 56 për Sterling dhe 30 për Koulibaly. Në total, Blues kanë shpenzuar rreth 500 milionë euro. Pyetja që lind është: “Si ka mundësi të mos cënohet Fair Play Financiar?”.

Lexo më tej: Chelsea zyrtarizon talentin e madh ukrainas Mudryk: 100 milionë euro për Shakhtar

TRUKU I BOEHLY

Siç shihet nga një studim i botuar në revistën Undici, pronari Boehly ka futur në sport një zakon të bejsbollit amerikan. Po flasim për një truk në botën e sportit. Për çfarë bëhet fjalë? Nënshkrimi shumëvjeçar. Në fakt, duke parë blerjet e fundit të klubit, mund të shihet se të gjithë kanë gjetur marrëveshje për pesë vjet ose më shumë. Madje i ardhuri i fundit Mudryk ka firmosur për tetë vjet. FIFA njeh pesë vjet si afatin maksimal të kontratës, por u lë federatave mundësinë për të aprovuar kohëzgjatje të ndryshme. Kështu, Chelsea ka vendosur të shfrytëzojë vakumin rregullator për të përfituar më mirë nga kontrollet nga komisioni i UEFA-s. Duke shpërndarë paratë e kartonit për kaq shumë vite, është e mundur të shmangen kufijtë e Fair Play Financiar. Një marifet që mund të jetë jetëshkurtër, duke qenë se FIFA dhe UEFA do të punojnë për të mbushur këtë boshllëk rregullator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *