• |
ide | kryesore

Vrasja e 17-vjeçarit nga policia, “digjet” Franca, qindra të arrestuar

Lajme, Të fundit



Kanë vijuar për të tretën mbrëmje radhazi protestat në disa qytete të Francës pas vrasjes së një adoleshenti nga ana e policisë teksa nuk iu bind një urdhri për të ndaluar makinën.

Protesta e mbrëmshme ishte edhe më e madhe dhe më e dhunshme ku në disa raste u rrezikua dhe jeta e banorëve të thjeshtë.

Në Naterres, manifestuesit i printe nëna e 17 vjeçarit Nahel e cila kërkonte drejtësi për djalin e saj.

Autoritetet u angazhuan për të përballuar cdo situatë të mundshme. Më shumë se 40 mijë policë u dislokuan në rrugë, teksa transporti publik u pezullua pas orës 21:00. Në rrethinat e Parisit u vendos dhe gjendja e shtetrrethimit.

Në Nanterre një bankë u dogj teksa flakët kërcënuan shtëpitë pranë. Në Marsejë pati përleshje mes protestuesve dhe policisë në Portin e Vjetër, i evakuuar nga policia. Në Lyon, ku u dogj një ndërtesë në distriktin Villeurbanne, u dërgua një helikopter nga RAID, njësia speciale kundër trazirave.

Trazira gjithashtu u regjistruan në qendër të Parisit, ku të paktën njëqind njerëz me fytyrën e mbuluar plaçkitën dyqanet e qendrës tregtare Les Halles. Sipas Le Figaro, e cila citon burime zyrtare, më shumë se 255 persona u arrestuan në të gjithë vendin gjatë natës.

Por situata nuk është e destinuar të përmirësohet. Në netët e ardhshme pritet një përhapje e dhunës, ku objektiv mund të jenë dhe forcat e policisë.

Oficeri i policisë që qëlloi dhe vrau Nahelin aktualisht ndodhet në burg. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe vrasje me dashje.

Prokuroria nuk konstatoi se ishin plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armëve të zjarrit nga polici dhe për këtë kërkoi arrestimin e tij.



3 Comments

  1. se ne shqiperi vriten perdite nga shteti dhe asnje se luan sumatriçen ,popull bytheqire si erjoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *