• |
ide | kryesore

Ziyech nuk gjen paqe, nuk kalon vizitat me Al Nassr: trasferimi tani është në rrezik

-Instant, Sport
Ziyech



Rrezikon të dështojë marrëveshja e bërë mes Chelsea dhe Al Nassr për transferimin e Hakim Ziyech në Arabi. Sipas mediave lokale, në fakt, sulmuesi maroken nuk i ka kaluar testet mjekësore për shkak të një problemi në gju. Krejtësisht i pafat ish-sulmuesi i Ajax që kishte qenë gati të ndryshonte ekip edhe në janar. Në atë rast huazimi te PSG u anulua, për shkak të një vonese në transmetimin e dokumenteve.

Duket se Ziyech nuk po arrin ta shkëpusë lidhjen me Chelsea. Kjo këtë herë është një ndalesë e papritur që nuk i pëlqen askujt. Blues do të kishin siguruar një tarifë prej 15 milionë euro dhe lojtari një pagë vjetore nga 12 deri në 13 milionë euro. Asgjë për të dyja palët e i zhgënjyer edhe Al Nassr që do të mund të ndërtonte një sulm të fortë me Ziyech dhe Cristiano Ronaldo.

Lexo më tej: Gafa skandaloze e Chelsea bllokoi ikjen e Ziyech: Blues i dërguan PSG-së 3 herë dokumentat e gabuara

Edhe Al Nassr u trondit nga rezultatet e testeve mjekësore dhe pengesa e Ziyech i shtohet asaj për Marcelo Brozovic. Klubi arab, pasi arriti me vështirësi marrëveshjen me kroatin, në mënyrë të pashpjegueshme uli ofertën për Inter. Arabët kaluan nga 23 milionë të rënë dakord në 15, përfshirë bonuset. Një lëvizje që i detyroi zikaltrit të bllokojnë marrëveshjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *