• |
ide | kryesore

Gjykata vendos për 45 trafikantët e arrestuar në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykata



Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për 45 të ndaluarit për trafik droge, pjesëtarë të 4 grupeve të organizuara kriminale. Mësohet se gjykata vendosi që 35 prej tyre të lihen në burg. Për 3 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe për 7 të tjerë “detyrim paraqitje”.

45 personat u ndaluan 2 ditë më parë në një mega-operacion për trafikun e lëndëve narkotike. Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ndërsa 7 prej tyre janë në kërkim. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 milionë lekë dhe 15 mijë euro.

Të akuzuarit shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi, dhe kanabis në zona të ndryshme të Elbasanit dhe jashtë tij. Personat e shpallur në kërkim janë: Enea Toĺlumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.

Hetimi i Prokurorisë së Elbasanit zgjati rreth 3 muaj. Rrjeti shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme në këtë qytet. Prokuroria në kërkesën e saj për masë sigurimi, rendiste një sërë episodesh të blerjeve të kryera nga agjentë të infiltruar dhe bisedat që ata kryenin. Sipas të dhënave nga dosja hetimore lënda shitej nëpër lagjet e qytetit dhe shpërndarësit qëndronin pranë banesave ku mbanin dozat. Për të humbur gjurmët ata lëviznin me blerësit disa metra nëpër rrugica, teksa shqetësohen edhe për policinë. /LAPSI.AL

LEXO EDHE: “Unë e mbaj të zgjedhme”/ Përgjimet që fundosën trafikantët e Elbasanit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *