• |
ide | kryesore

“4 familjarë në prokurori, por drejton debatin për drejtësinë”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ermonela Felaj



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur jashtë sallës së Parlamentit, ku ka theksuar edhe njëherë se deputetja e PS-së Ermonela Felaj është simboli i nxirë i kapjes së drejtësisë shqiptare.

‘Këto janë akte të turpshme, të shëmtuara. Të kryesojë debatin për drejtësinë njeriu që ka futur 4 familjarë në një prokurori, nuk ka tallje dhe cinizëm më të madh’, u shpreh Berisha.

Berisha: Ermonela Felaj, një simbol i nxirë i kapjes së drejtësisë, i nepotizmit, njeriu i vetëm në Europë dhe në botë që ka në institucion në Prokurorinë e kryeqytetit 4 familjarë po kryeson debatin për organin e drejtësisë. Nuk ka tallje më të madhe, nuk ka cinizëm më ekstrem.

Nga ana tjetër, duhet të informoj shqiptarët se është bërë gjithçka në kundërshti me nenin e rregullores dhe çdo praktikë që të gjitha institucionet e drejtësisë, këtij sistemi që shënon dështimin më të madh, këtij sistemi që nuk iu ofron më drejtësi shqiptarëve, këtij sistemi i cili për shkak të gjahut të shtrigave, për shkak të vetingut mbi kritere politike fetare dhe krahinore, jo u përgjysmua, por u shkatërrua, u devastua plotësisht.

Sot, aty ku më parë ishin 75 gjykatës, janë gjithësej 17. Sot dosjet janë mbi 130 mijë që presin. Sot shqiptarët faktikisht nuk marrin dot drejtësi, dhe nuk gëzojnë dot të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë, ç’ka do të thotë në kohë. Të gjitha këto duhet t’i mbyllin me 5 raporte brenda pak orësh.

Përveç kësaj, aty janë kriminelë të rrezikshëm në parlament. Kriminelë më të rrezikshëm, disa prej tyre më shumë sesa në burgun 313. Dhe këta janë njerëz të njohur, me dosje të rëndë, qoftë kriminelë elektoralë që unë tani i klasifikoj në krimin më të rëndë kushtetues, qoftë kriminelë të tjerë të cilët qarkllojnë në dhjetëra e dhjetëra dosje të gjykatave dhe prokurorive.

Atëherë, po bëhet gjithçka pra, për një formalitet debati krejt të pavlerë në parlament. Sot dita me rregulloren, nenin 40 është ditë e qytetarëve në parlament. Sot deputetët duhet të shprehen për problemet e qytetarëve dhe këtë e ka ndryshuar pa asnjë tagër drejtuesja e parlamentit, dhe ka futur raportet shkel e shko të sistemit të drejtësisë.

Këto janë akte të turpshme, të shëmtuara. Të kryesojë debatin për drejtësinë njeriu që ka futur 4 familjarë në një prokurori, nuk ka tallje dhe cinizëm më të madh.



4 Comments

  1. A është Sali Berisha ai që duhet të pretendojë e akuzojë strukturën e re të drejtësisë për pasivitet?! Vetë ai ka qenë arkitekti dhe mbështetësi i drejtësisë së korruptuar dhe njerëzve të saj, që u pasuruan paturpësisht mbi drejtësinë e munguar ose të shtrembëruar. Mbi çfarë kriteresh morali flet doktori, kur ende nuk ka kërkuar falje publike për çka pushteti i tij prodhoi në afera korruptive, përfshirë edhe kontrollin politik të drejtësisë që ishte akti kryekorruptiv i demokracisë.Po per mbesat niprat e salihut pse nuk flet ky spiuni serb komunisti i fundit salih karaxhic berisha

    1. Ore na thuaj a eshte e vertete qe jane 4 familjare te saj ne Prokurorine e Tiranes, pa edhe 100 vjet Saliu do e kete fajin

  2. Ore dakort fajin e ka Saliu për çfarë është dënuar???Në tani shohim kështu haptas korrupsionin dhe me atë të ashtuquajturën reformë në drejtësi!!!A e patë si rinte drejtusi i Spakut.Si mut.Sfliste asnjë fjalë për ato që i kërkoheshin.Dhe ka qenë prokuror dhe në kohën e Salës. Pse nuk ju përgjigj e ti thoshte që je i korruptuar sepse Sala të qeronte po të ishe i tillë.Po ka pasur të korruptuar . Presidenti Topi që iku si qen nga PD e lef si qen kundër tij.Apo Spahiu që dhe ky sëbashku me Topin mernin para për emërime. Këta po.Dhe pse vjellin vrer kundër tij ,sepse i demaskoi.Dhe këta rilindas çar bëjnë? Bëjnë si të duan sa dhe janë 4 familjarë në një prokurori. Këto nuk ndodhnin në kohën e Salës. Këta e bënë dhe me ligj në kundërshtim me çdo moral e kushtetutë!!!

  3. Fakti që Felaj është lënë të drejtojë seancen per Drejtësinë, më kujton shprehjen e Ramës se “në demokraci përgjegjësia është individuale”, pra e kanë lënë të përgjigjet vetë znj. Felaj.

    Në fakt, justifikimi me magjistraturën e familjarëve ishte qesharak, sepse Shkolla e Magjistraturës nuk u ngrit për Prokurorinë e Tiranës, por gjithë sistemin e Drejtësisë.

    Gjithsesi, kulmi ishte kur një e majtë me rrënjë e degë akuzonte opozitën për “mentalitet komunist”, thjesht pse i vunë në dukje ndërhyrjen politike në sistemin e tarafeve.

    Ndoshta teprimi i së majtës me emërime nepotike e jo thjesht për meritë, po ngjall më shumë pakënaqësi në popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *