• |
ide | kryesore

Asgjësohen mbi 1500 bimë kanabisi në Lezhë, autori në arrati

Lajme, Të fundit



Vijon megaoperacioni policor ‘Imazhi’, në kuadër të goditjes së veprimtarive narkotike.

Në fazën e 23-të të këtij operacioni, u asgjësuan nëpërmjet djegies 1541 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në 3 fshatra të rrethit Lezhë.

Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Nuk e di ku bie kjo zone dhe nuk me intereson se keshtu eshte gjithandej por me siguri absolute qe pronar i ketij plantacioni dhe i plantacioneve ne zonat e tjera eshte shefi i komisariatit te zonez . Deri ne diten qe do ja leme shtetin kriminelave me uniforme , plantacione te reja do na shpifen çdo dite . Ndeshkon dhe ndeshkoni rendeshem , ndryshe pini dhe hani bare se ka pa fund .

  2. dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës” tha ai.

    Teksa ka ‘harruar’ se SHBA e ka shpallur person ‘non grata’ familjarisht Berishen, lideri i Rithemelimit, me sa duket eshte shume i pezmatuar per turin e Rames ne rajon per samitin e Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *