• |
ide | kryesore

Kurti e refuzoi, zbulohet kush e pret nesër Ramën në Prishtinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prishtinë nesër



Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani konfirmoi mbrëmjen e kësaj të mërkure se do presë në takim kryeministrin Edi Rama nesër në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e presidencës së Kosovës.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, – thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Osmanit. Në Prishtinë Rama do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se nuk ka arsye të takojë kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij nëse nuk mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.

“Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm. Në mënyrë që këto marrëveshjet e dakorduara të mos mbeten në sirtar unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen dy ditë në Prishtinë ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Për takime personale ne të dy kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo në takime të tjera” – tha Kurti.

Ndërsa Rama gjatë një deklarate për mediat pasi përfundoi mbledhja e qeverisë, nuk pranoi të komentonte refuzimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se “do të flasë për këtë çështje kur të jetë koha për të folur”, por tha se do të vizitojë nesër Prishtinën. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Kronologjia/ Pse po ia mbyllin derën Ramës në Prishtinë



7 Comments

  1. Si rasti i Policeve, kryepyka do flase por cik me vone.
    Ndoshta Vjosen e kane perkulur disi per te krijuar nje perplasje ne VV. Me te korruptuarit dallkauke te “luftes”, nga pasuesit e Thacit, tek mamuther Limaj e Haradinaj, patjeter qe “kapiten” i “sulmit” te Rames do jete vete shoku Begjet! Tani ai mund te jete i qete per nje cope karrige presidenciale, nese ndih ata qe e rrezuan heren e pare (hamerikanet). Hajt per hajer neokomunisteve te fundit te Ballkanit: Rame Hoxha dhe Vucic Molloshevic!

  2. “Vilë 3 mln euro apo orë 30 mijë euro…”/ Hoxha: Mos u besoni gazetarëve e analistëve që lëvizin me ‘Range Rover’ apo makinë 150 mijë euro,nuk e pjerdh njeri albinin e kurtajve te vucicit

    1. B R A V O A L B I N !!!
      Kryeshkerdhates Edvin Karaxhozit duhet me i ba shurren n’krye!
      Lene kyt mut n’qenefin e tij Alvaniqi.

  3. O Rame si e ke nisur ti e qente e ty do ju shpallin non grata ne Kosove. Kam pershtypjen se te pelqen dhe ty te mos kesh pune me “maloket” e Kosoves jane te lodhshem me ate krenarine e tyre e kjo ska si te honepset nga lartmadheria juaj nga Vunoi

  4. E dëgjova me përkthim fjalimin e Z.Klinton e të jepte përshtypjen se ai qenka penduar që ka dhënë urdhër për bombardimin e Serbisë pasi dukshëm në fjalimiin e tij mbizotëronte predikimi fetar i faljes së krimeve.
    Sigurisht që për çdo klerik fetar që predikon faljen e mëkateve, ky qëndrim është krejt normal, por jo për një ish president të SHBA që ka udhëhequr jo vetëm Amerikën por gjithë botën
    Po i lemë mënjanë krimet monstruoze të qeverisë serbe në ish Jugosllavi ndaj boshnjakëve, kroatëve e shqiptarëve.
    Po si mund të flasësh në Shqipëri për falje të krimeve, duke pasur në rreshtin e parë Gramoz Ruçin ?
    Thua vërtetë nuk e di Z.Klinton që Rama është kryetari i ish PPSH së Enver Hoxhës, që vetëm ka ndruar emrin në parti socialiste ?
    Më së paku, 70% e njëmijë vetëve të ftuar për ta pritur ate, kanë ulëritur për gati 5 dekada kundër “imperializmit anglo-amerikan”.
    Mes tjerash ai deklaroi se nuk e ka pasë njohur fare Shqipërinë se ajo ishte izoluar nga gjithë bota.
    Po kush e pati izoluar ate ?
    A nuk ishte ish PPSH sot partia socialiste e kreu i kësaj partie po e vlerëson me medaljen më të rëndësishme të Shqipërisë ?
    A nuk e ka ditur Z.Klinton që babai i Ramës si antar i presidencës së diktaturës komuniste, ka firmosur varjen e një poeti antikomunist ?
    A nuk e ka ditur ai që daja i tij, Spiro Koleka , ish antar i byrosë politike të PPSH, në vitin 1990 pat kërkuar shtypjen e demostratave të studentëve me tanke, njëlloj si në Kinë ?
    Sigurisht që nuk mund të bëhet përgjegjës Rama për krimet e babait e të dajës së .tij, ama nuk e kemi dëgjuar asnjëherë që të kërkoj falje publike për krimet e tyre, përkundrazi ka deklaruar se është “krenae” për to.
    Paradoksalisht sot , pikërisht komunistët shqiptarë po shiten si politikanët më të dashuruar ndaj demokracisë perëndimore.
    A nuk e shqetëson kjo hipokrizi e hapur ish presidentin amerikan ?
    Përmendi Z.Klinton “mikun e tij” Mandela si shembull të humanizmit të një të persekutuari.
    A mos me këtë ju bën thirrje afro-amerikanëve që të falin krimet e përbindëshme e urrejtjen rracore të Ku Klus Klanit që megjithë përmasat tejet të zvogëluara vazhdon akoma edhe sot ?
    Ku Klus Klani për shqiptarët për 100 vite kanë qenë qeveritë serbe.
    Serbët ndonëse të ardhur relativisht vonë në Gadishullin Ilirik, nga shqiptarët nuk janë sulmuar asnjëherë në teritoret ku u ngujuan, por vetëm janë mbrojtur kur oreksi i madh nacional-shovinist i serbëve, kaloi në pushtime të teritoreve të tjera.
    Përse u ngujuan veçanërisht serbët në komunat veriore të Kosovës apo edhe në Fushë Kosovë ?
    A thua për preferenca turistike të bukurive natyrore ?
    Jo mor jo.
    Ishin pasuritë nën e mbi tokësore të këtyre trevave që ju ngjallën interes, atyre e miqve të tyre.

  5. Zonja Osmani tashmë është në linjë të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe mund të çojë vendin në zgjedhje në mënyrë që të mos lejojë një konfrontim të hapur të qeverisë aktuale në raport me faktorin ndërkombëtarë për ndonjë veprim të caktuar në pjesën veriore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *