• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti kur shpëtohen 2 turistë amerikanë në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikanë



Këtë të mërkurë salla operative e Policisë Kufitare Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë amerikanë, të cilët ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët amerikanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm gjatë ofrimit të ndihmës. Policia e Kufitare e Vlorës thotë në njoftimin e saj se është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë. /LAPSI.al



3 Comments

  1. Po keto shpenzine per shpetimin e turisteve kush I paguan? Kjo Po behet massive dhe me po harxhojme shume here me shume se sa fitojme nga ky mut turizem

  2. Video e edituar duke mos dhene momentin e shpetimit🙂 sepse teknika dhe pajiset e perdorura, sikur po kapnin peshk😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *