• |
ide | kryesore

Drogë me autobusë nga Shqipëria në Itali, si u zbulua rrjeti i trafikut në Milano, 4 të arrestuar

Lajme, Të fundit



Një bandë prej katër personash (tre burra dhe një grua) që merreshin me drogë u arrestuan në Milano. Hetimet për identifikimin e këtij rrjeti kishin nisur që prej 1 viti, ku u zbulua se droga fshihej në disa apartamente në Itali.

Në një nga këto apartamente, që ndodhet në via Vittorio Scialoia në lagjen milaneze të Affori-s, u arrestua në janar të vitit 2022 një grua e cila u kap duke fshehur 79 doza heroine me peshë totale 43 kilogramë, si dhe doza hashashi.

Mësohet se droga i ishte dorëzuar në Lampugnano, në parkingun e autobusit, nga një shofer autobusi me targa shqiptare një tjetër prej të dyshuarve, i cili e kishte fshehur ‘mallin’ në pjesën e motorit të mjetit. Gjatë hetimeve, u vërtetua se banda ka shitur më shumë se 170 kilogramë heroinë dhe kokainë. Mëngjesin e 7 korrikut, policia milanezë zbatoi 4 urdhra gjykate, ku për dy persona është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ për një ‘arrest me burg’ dhe për një tjetër ‘detyrim paraqitje’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *