• |
ide | kryesore

Hill dhe Soros në darkën e Ramës me Vuçiç në Beograd

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Pas konferencës për shtyp të mbyllur me tension, kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur në një darkë pune nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Gazetarët shqiptarë që shoqëruan Ramën në këtë tur raportojnë se Ramës dhe Vuçiç i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Sipas të njëjtave burime në darkë ka qenë edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros. Është e paqartë se çfarë është diskutuar në këtë takim, por me siguri tema e nismës “Ballkani i hapur” nuk ka munguar.

Kjo pasi Rama foli për një ezaurim të kësaj nisme ndërsa Vuçiç që tha se ka ende për të bërë. Nga darka me muzikë LIVE duket që të gjithë dolën të qeshur dhe ndoshta kanë sheshuar problemet e konferencës për shtyp.

Shkak u bë një batutë e Ramës që tha se draftin e tij për Asociacionin ua ka propozuar edhe dy “kumbarëve” të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, por Vuçiç tha se Serbia i zgjedh vetë kumbarët e saj duke hequr mikrofonin dhe duke u larguar. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Ky eshte nje tur i Rames,apo i Aleksit te xhorxhit.Po ambasadori aamerikan,eshte ne grupin e Rames,per kete tur Ballkanik? Hekri,ndjes paste per se gjalli,do te thoshte: O ku po shkon,kjo bote,apo as nuk e din njeri…..

  2. Keta po pergatitin ukrainen e dyte se i pari projekti sorosit ishte .pra dite me te keqija po vijne me keta plera

  3. Bureku i rames eshte gati per ne departamentin e shtetit.
    Soros me pasurine qe ka mund te behet edhe president ne shba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *