• |
ide | kryesore

Ndahen Ricky Martin dhe Jwan Yosef

Paparazzi, Slider


Ricky Martin dhe Jwan Yosef po divorcohen.

Çifti njoftoi të enjten se ata janë ndarë pas gjashtë vitesh martesë – por janë ende të përkushtuar ndaj “rritjes së përbashkët” të fëmijëve të tyre. “Për disa kohë, ne kemi menduar të transformojmë marrëdhënien tonë dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë – duke ruajtur dhe nderuar atë që kemi përjetuar si çift”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë përmes Instagramit.

“Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë  ndërsa vazhdojmë edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë.” Martin dhe Yosef përfunduan deklaratën e tyre: “Si gjithmonë, ne ju falënderojmë për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që morëm gjatë gjithë martesës sonë. Ne jemi të bashkuar për  këtë kapitull të ri të jetës sonë.”

Këngëtari 51 vjeçe dhe piktori 38 vjeç kanë një vajzë Lucia 4 vjeçe dhe djalin Renn 3 vjeç. Martin është gjithashtu babai i djemve binjakë 14-vjeçarë Matteo dhe Valentino, të cilët i mirëpriti përpara se të martohej me Yosef.

Dyshja u takuan në vitin 2015, me këngëtarin e “Livin’ La Vida Loca” që zbuloi fejesën e tyre vitin e ardhshëm. “Isha vërtet nervoz dhe u gjunjëzova dhe nxora kutinë e vogël metalike,” i shpjegoi ai Ellen DeGeneres në nëntor 2016 për propozimin. “Në vend që të thosha: “A do të martohesh me mua?” Unë thashë: “Të mora diçka!”/Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *