• |
ide | kryesore

PD: Balla ministër i Brendshëm për të ruajtur lidhjet me krimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD Sali, Berisha, per Safet Gjicin ballkani, Berisha,



PD e drejtuar nga Sali Berisha thotë se emërimi i Taulant Ballës si ministër i Brendshëm është pjesë e paktit të kryeministrit Edi Rama me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit.

“Edi Rama ka bërë dje një rokadë në majë të pushtetit duke e zhgraduar si deputet, Rahman Rrajën dhe disa orë më pas e ka graduar si Ministër të Brendshëm. Taulant Balla është vetëm një “presta nome” për bandën e Rrajve dhe për të gjitha bandat e Shqipërisë nga Elbsani në Shkodër. Zëvendësimi i “Çuçit të familjes” me familjarin e bandave është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi” – thuhet në deklaratën e PD.

“Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit: Ju na jepni rezultatin ne ndajmë pushtetin me ju. Raporti i farsës së 14 majit të bërë tashmë publik nga Partia Demokratike e dëshmon qartë këtë.

Si do ta mbrojë, Taulant Balla familjen Maja në Krujë nga banda e Rrajve, kur po ai, para disa vitesh ka hyrë në Komisariatin e Fushë Krujës për të nxjerrë prej andej nipërit dhe djalin e deputetit dhe mikut të tij Rrahman, që ishin ndaluar nga policia për dhunimin e Xhisiela Malokut?

Si do ti mbrojë Taulant Balla policët që kryejnë detyrën në emër të shtetit, kur ai në emër të pushtetit mori anën e banditëve kundër oficerit Emiljano Nuhu, shef i krimeve në Fushë Krujë, që po hetonte Rrajat? Si do t’i gjurmojë apo arrestojë Taulant Balla bandat vdekjeprurëse të Elbasanit, kur ai rezulton në përgjimet e shërbimeve inteligjente të vendeve aleate si bashkëpunëtor i afërt i tyre?

Si do ta rrisë Taulant Balla besimin e publikut te forcat e Policisë dhe sigurisë, rënë përtokë gjatë këtyre viteve, kur ai ka marrë pjesë, bashkë me Ardi Veliun në manipulimin e provave për vrasjen e Elbasanit në fushatën zgjedhore të vitit 2021?

Taulant Balla është ngarkuar për të bërë atë që nuk bënte dot Bledi Çuçi, kur ndodhin ngjarjet e sikletshme për qeverinë, ai t’i mbulojë siç bëri në Elbasan. Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi emri dhe mbiemri: mund të jetë Taulant Yaris, Taulant Gurra, Taulant Rraja apo Taulant Balla. Secili prej tyre është masha e Edi Ramës për të mbajtur të gjalla ë e pushtetit me krimin. Sepse, pa këto fije Edi Rama nuk i fiton dot kurrë, asnjëherë, me garë të hapur e të barabartë zgjedhjet! Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje” – thuhet në deklaratën e PD. LAPSI.al



9 Comments

  1. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës. Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri – tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet.

    1. Ti Sali komunisti ke patur dy ministra te brendeshem shume “mire ” ne qeverine tende, Lul mafishten e 21 janarit dhe Mul Noken qe kur flet duket si ne gjume ose i droguar.

  2. Qe Balla eshte kokrra e kriminelit dhe nderlidhesi me palloshin qe eshte kryetari i tyre kjo dihet .
    Por keto kembana bien per ty o Berisha . je i vetem kunder krimit , mavive droges dhe çdo gjeje qe sjell vota per mavite .

  3. 15 mars 2008 deri sot e në vazhdim, pavarësisht pamjeve të shpërthimit dhe fakteve që e lidhnin familjen e tij me ngjarjen, përfshi edhe presionin publik mbi atë që ndodhi, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, nuk dha kurrë dorëheqje për atë tragjedi njerëzore, as si kryeministër e as si deputet, edhe sikur në të mos ishte pleksur fare i biri, por vetëm ministri i tij i Mbrojtjes. 6 korrik 2023, në Borizanë të Krujës, familjarët e një deputeti socialist, përfshi edhe të birin, ishin pjesë e një sulmi të dhunshëm kundrejt dy kushërinjve, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe fatmirësisht pa pasoja vdekjeprurëse.Ceceni pret akoma nga maloku cecen salih

  4. o SAL karaduzi , i here e i kohe ishe legen “doktor profesor”.
    sot je thjesht legen “ordiner” .
    e mbaje mire ” vath ne vesh” koha jote ka ike nje here e pergjithmone.

  5. jeni te dhjere por krenare o qelbesirat e ridhjerjes,tani e ka rradhen ben tigri,per dite nga nje zagar shkon per lesh ne spak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *