• |
ide | kryesore

Tragjedi në bregdeti, mbytet babai me dy fëmijët e mitur në Kavajë

Arkiva, Lajme, Të fundit
golem, mbytje, det, adriatik, pushuesi



Tragjedi në bregdetin shqiptar për një familje nga Tirana, e cila ka humbur tre pjesëtarë të saj. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Kavajës, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat janë nga Tirana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *