• |
ide | kryesore

Cara Delevigne sqaron incidentin në British Grand Prix

Paparazzi, Slider



Cara Delevingne ka reaguar pasi video e saj e supozuar se është sjellur keq me  legjendën e F1, Martin Brundle, doli në internet.

Në video shihet Brundle që përpiqet të bëjë një intervistë të shpejtë  me modelen, e cila ishte gati për Çmimin e Madh të Britanisë të shtunën, por Brundle u qortua shpejt nga një burrë, me sa duket pjesë e ekipit të Delevingne, duke bllokuar atë nga afrimi i aktores.

Kur burri tha se intervista ishte e ndaluar, Brundle e pyeti Delevingne drejtpërdrejt, duke e informuar me shaka se është një “rregull” që të gjithë ata që vijnë nga rrjeti i Grand Prix duhet të flasin me të.  Delevingne i bëri jehonë asaj që tha burri, duke i thënë Brundle se ajo nuk do të jepte asnjë intervistë. Pasi i tha “jo” disa herë drejtuesit të sportit, Brundle u largua. “Unë jam i sigurt se do të kishte qenë jashtëzakonisht interesante,” tha aipërpara se të dilte nëpër turmë.

Modelja shkoi  në Twitter të dielën duke folur për atë që ndodhi gjatë paraqitjes së saj në Grand Prix. “Më thanë të thoja jo kështu që bëra. Faleminderit që patë të dyja anët e historisë,” tha ajo në përgjigje të një postimi të fansave në Twitter për momentin tashmë viral. Cara sqaroi gjithashtu se kush ishte njeriu që po e këshillonte t’i thoshte jo intervistës, duke i thënë një fansi tjetër se nuk ishte një agjent apo anëtar i ekipit të saj, por një përfaqësues i F1. “Nuk ishte agjent, ishte përfaqësues i F1”, shkroi Delevingne. “Sidoqoftë, u argëtova shumë sot dhe isha shumë e lumtur që isha atje, pavarësisht se çfarë mund të mendojë dikush tjetër x”, shtoi ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *