• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës/ Rama pritet të shkojë sot në Presidencë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë mëngjesin e kësaj të hëne në Presidencë ku do t’i dorëzojë personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj propozimet për ndryshimin më të fundit në qeveri.

Dy ditë më parë, ishte vetë kryeministri Rama ai që njoftoi përmes rrjeteve sociale shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe zëvendësimin e tij me Taulant Ballën.

Shkarkimi i ministrit Çuçi erdhi disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Krujë, ku persona të afërt me deputetin Rrahman Rrahja dhunuan mizorisht dy kushërinjtë Maja në lidhje me një denoncim që ata kishin bërë për dëmet që iu ishin shkaktuar në shtëpi nga një gurore.

Për këtë ngjarje, dorëzoi mandatin dhe vetë deputeti Rrahja, i cili pritet të zëvendësohet në Kuvend nga Arkend Balla.



15 Comments

  1. Adrian Kalivaçi shkruan:

    “E verteta eshte se Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Viene te Austrise, ne nje nga spitalet me te mira e me te kushtueshme. Te gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi ne spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha te paguara nga shteti “diktatorial”
    shqiptar.Jul Deda idioti funksional i familjes berisha ja mori fytyren babes,te madhit te humorit shkodran

  2. Taulanti eshte shume her me i pergatitur dhe i dashur per popullin ai e ka treguar me se miri sa i perkushtohet puneve

  3. FOTO/ Rrajat, jo vetëm socialistë. Mbesa e Rrahmanit po bëhej gati për nënkryetare bashkie në Vorë nga Berisha

  4. Ky eshte Kryeminister dhe jo si puna e Berishes qe vrisnin e therrnin dhe askend nuk shkarkonte… Bravo i qofte rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *