• |
ide | kryesore

SPAK drejt arrestimit të Ahmetajt/ Bardhi: Të mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve, për të dhënë autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt. Bardhi e quan të vonuar por të drejtë kërkesën e SPAK për arrestimin e socialistit, ndërsa thotë se afera e inceneratorëve duhet të kulmojë me arrestimin e vetë Edi Ramës.

Reagimi i Bardhit: Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.

I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit.



4 Comments

  1. deputeti Ervin Salianji është dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së parë dhe për turp të Shqipërisë, të drejtësisë dhe sidomos të drejtësië së re, ka dy vjet që shtyhet gjyqi apelit per ta ekzekutuar vendimin.

    Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.

  2. Ja futi dhe ja beri shume mire. Nje m… jane. Shiko si rrine goje kyçur, njerez te rendomte!
    Pale kur dalin ca zorraxhi ketu dhe duan ta mbulojne diellin me shoshe! Pirdhni pirdhni se liroheni!

  3. Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.E ben drejtesia dhe jo rama o shkulLlak,ti kujton salihun,nuk jane njelloj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *