• |
ide | kryesore

Dosja/ Punonjësja e Ahmetajt tregoi në SPAK presionet për konçensionin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Ahmetaj



Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Arben Ahmetaj në kohën kur ushtronte detyrën e ministrit ka ushtruar “presion” mbi një punonjëse të administratës për të miratuar pozitivisht kontratën koncesionare të një landfilli në Durrës.

Në dosjen e SPAK nënvizohet se shtetësja Sidita Kopliku (Temali), anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Agjensisë së Trajtimit të Koncensioneve, ka deklaruar përballë prokurorëve se ka pasur presione nga titullarja e institucionit, Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses.

Gjithashtu Kopliku sqaron se, kur ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare komisioni, një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben Ahmetaj në zyrë.

Ajo shton se ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari.

Kopliku ka deklaruar në Prokurorinë e Posaçme se Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Sidita ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet, në drejtim të përfundimit me sukses të saj.

“Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të drejtëpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s. Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses”, thuhet në dosjen e SPAK./Euronews Albania



4 Comments

  1. E hëngri edhe tigri. Për të shpëtuar kokën e vet duhet të tregojë edhe shokët. Se nuk ka mundësi që gjithë ky zullum të jetë bërë pa dijeninë dhe bekimin e gjatoshit.

  2. Per te mos e zgjatur shume kjo specialistja ka vazhduar pune apo ka dhene doreheqje pas ketij presioni ?????
    Dmth nese demi eshte bere, pa paragjykuar askend, kuçkat e vogla te ridhjerjes duke pare trendin qe po shkojne te gjitha ne pidh te semes nuk e kane problem te flasin sot. Duhet te kishin folur atehere kur ishte koha, por pasi eshte bere demi dhe kane ndenjur ne heshtje jane njesoj bashkefajtore, me nje diference shume te vogel burgu. Tek e fundit, ndofta edhe kjo si Alda e Klosajve qe mbushi aspiratorin me Euro dhe Dullaro kerkojne te lajne piçken me uje lane…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *