• |
ide | kryesore

Kurti ironizon Ramën: Takim në “Ballkonin e Hapur”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Shkaktoi polemika të shumta javën e kaluar refuzimi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri kërkesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Rama nuk e kapërdiu mirë këtë dhe në të gjitha takimet e tjera e shigjetoi Kurtin duke e konsideruar se “ka mbetur i vetëm” dhe e barkësoi me Goliathin që ka dalë kundër të gjithë të tjerëve.

Një tjetër deklaratë e Ramës që shkaktoi mjaft komente ishte edhe ajo për shpërbërjen e nismës “Ballkani i Hapur”. Vetë Kurti nuk ka bërë komente deri këtë të martë kur ka zgjdhur t’i përgjigjet kryeministrit Rama me ironi.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi” shkruan kreu i qeverisë së Kosovës, krahas fotos që ka hedhur në rrjetet e tij sociale. Në foto përveç Kurtit është edhe Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla dhe Besnik Bislimi. Këta konsiderohen edhe si njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Kurtit.

Batuta e “Ballkonit të Hapur” është ashiqare ndaj kryeministrit Edi Rama që bëri çdo përpjekje për ta tërhequr Kosovën në këtë nismë, por nuk ia doli pas një kundërshtimi të fortë të qeverisë së Albin Kurtit. Përplasjet mes Ramës dhe Kurtit arritën kulmin pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Gjakovë dhe më pas refuzimit të Kurtit për të pasur një takim me homologun e tij nga Shqipëria. ©LAPSI.al



21 Comments

    1. Mire e bone.. Tani spjegoji kosovareve qe procesi vizave u ndalua, qe nik shkon dot ne USA, qe financimet e Bankes Boterore u nderprene, qe financimet e EU u pezulluan.. Jeni Albino, se ja thyve hundet Serbise e Rames.. Ha ha ha idiote

  1. Pavaresisht se Rama gjakpiresin e popullit te varfer shqiptar e urrej per vdekje, keto ironi jane shume fshatareske! Ballkani eshte rajon me shume rendesi per Europen, ty bravo qe ja del te mbash Kosoven jashte planeve serbe per ndarjen me ane te asocacionit por mos u ngrefos si gjel, bej kujdes pa eufori! Suksese

    1. po po fshatereske jane se po i bejne ironi ballkanit te hapur, duke e qujtur ballkoni i hapur

      rama tu i fut thiken pas shpine kosoves ti i thu viktimes ms bej ironi

      ik mer te qifsha robt, kurve e fuges

  2. Ramen shko shikoje tek CNN-i se e ke ne kryelajm.

    Ti vazhdo rri aty tek kafja lagjes Albin se pak a shume ate nivel ke.

    1. Ja deri ne shtator sa te filloje gjyqi i McGonigal dhe do ja tregojne qefin liderit global qe nuk shkon dot ne Amerike…

    1. Po me pra, pastaj meqw e bone sherrin shko e lepij ato qe peshtyve, shko e prano kushtet e EU se njeli kosovari pa buke ket vit. Vitin tjeter “hajt se folim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *