• |
ide | kryesore

Gjyqtarët kushtetues dredhojnë për marrveshjen Rama-Alabar, vetëm Sonila Bejtja del kundër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e deputetëve të opozitës për shpalljen anti-kushtetues të marrëveshjes për Marinën e Jahteve në Durrës, por pa i hyrë aspak themelit të çështjes. Gjithçka është zbuluar sot nga vendimi i zbardhur në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetutuese. Tetë nga nëntë gjyqtarët kanë vlerësuar se nuk kanë tagër për të shqyrtuar ligjin ratifikues të marrëveshjes, e cila i hapi rrugë shkatërrimit të Portit Tregtar të Durrësit dhe ndërtimit aty të një kompleksi gjigand kullash e godinash betoni.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të marrëveshjes personale të Edi Ramës me një kompani off-shore, të përfaqësuar nga biznesmeni saudit Mohamed el Alabar, është marrë në 14 qershor të këtij viti dhe u shpall ditën e sotme. Sipas vendimit, gjashtë gjyqtarë, Holta Zaçja, Gent Ibrahimi, Elsa Toska, Sandër Beci, Marjana Semini dhe Ilir Toska, janë shprehur kategorikisht kundër kërkesës së deputetëve opozitarë për shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes Rama-Alabar. Dy, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji ishin kundër, por me argument ndryshe nga pjesa tjetër. E vetmja gjyqtare që ka dalë kundër marrëveshjes Rama-Alabar dhe që ishte pro shpalljes anti-kushtetuese të saj ishte gjyqtarja Sonila Bejtja.

Në mendimin e pakicës, Bejtja mban qëndrim se Gjykata Kushtetuese ka tagrin për të shqyrtuar ligjin që ka ratifikuar Marrëveshjen Ndërkombëtare, pasi ajo tashmë ka hyrë në rendin kushtetues shqiptar. Por mendimi i tyre kundër nuk ka vlerë pasi, shumica e Gjykatës Kushtetuese ka refuzuar sërish që të përballet me vendimmarrjen kontraverse të Edi Ramës, duke u fokusuar tek teknikalitete, të cilat i shmangen thelbit të problemit.

Megjithatë kjo nuk është hera e vetme që gjyqtarja ka dalë kundër dhe jo e bashkuar me shumicën, duke marrë parasysh gjykimin e bërë për çështjen e zgjedhjeve lokale të 2019, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës. Në këtë dosje, Bejtja ishte e vetmja që e pranoi se çështja mund të gjykohej nga Gjykata Kushtetuese. Edhe lidhur me çështjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste dhe njëherazi ministres së Jashtme, Olta Xhaçka sërish ajo arsyetoi se 1/5 e deputetëve legjitimohej të kërkonte heqjen e mandatit. Të kundërtën argumentuan kolegët e saj. E fundit ishte çështja e Akademisë së Shkencave, ku edhe kësaj here ajo ishte në pakicë. Së fundmi, porti i Durrësit, ishte çështja në të cilën ajo sërish mbeti e vetm4e. Bejtja mbetet e vetme gjyqtare që pranon se asnjë akt publik qofshin këto marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kalojnë pa u kontrolluar nga Gjykata Kushtetuese.



17 Comments

  1. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.

  2. keta shkerdhata jane kunder shqiperise.po Durresi eshte qyteti me i vjeter ne evrope,e me gjere.cdo modifikim duhet te kaloj permes referendumit.nuk mund te ndertoje nje psikopat si jevgjiti rama.

  3. Po këta mbrojtësit e kushtetutës,pasurive, kulturës, historisë vlerat e trashigimisë nuk po kuptojnë që Rama e sekti i tij e kanë bërë m…në mullar dhe kjo aferë është një mullar me vete.A janë këta shqiptarë apo jo.Si nuk kanë një pikë atdhetarizmi këta gjoja elita e drejtësisë.Nuk e kuptojnë që do t’i gjykojë rrjedha e historisë.

  4. E bet ramen mbret , mir spak , mire apel mir gjykaten e larte edhe kushtetuesen e paska kap? , po pse mer te gjithe njerezit jane te korruptueshem , apo mendoni si per vete ju

  5. Patronazhistë bashkohuni rreth kumandarit. Njerëz pa ndjenja, antishqiptarë si vetë Rama. Këta jeni.E kthyet Shqipërinë në neodiktaturë.Por sado të përpiqeni tanimë kalaja prej rëre e juaja po shkermoqet.Po ju vjen fundi.

    1. Cdo padi qe ka shkuar ne Gj. Kushtetuese eshte rrezuar. Pra eshte è kote. Antaret è kesaj gjykate nuk jane te blere por bejne pjese ne kete mega organizate KRIMINALE shqiptare, ashtu si SPAK, BKH, Prokuroria e Pergjithshem etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *