• |
ide | kryesore

Përmet/ Po transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 31-vjeçari nga Kosova

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Një 31-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi është kapur me 14 emigrantë të paligjshëm në makinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 67” është vënë në pranga një i ri nga Kosova i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Përmetit, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Mercedez Benz”, 14 emigrantë nga vendet MENA, që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me vendet e BE-së.

Në kuadër të provës material është sekuestruar automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një mjet prerës që u gjet në këtë automjet, një shumë parash dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *