• |
ide | kryesore

Në burg për kultivim droge, 31-vjeçari ndërron jetë nga arresti kardiak

Lajme, Të fundit
burg



Një i ri i arrestuar për kultivim kanabisi ka ndërruar jetë ditën e sotme në QSUT. 31-vjeçari Artan Zyliftari, sipas drejtorisë së Burgjeve, ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 28.10.2023, rreth orës 16.20 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arrest kardiak, shtetasi Artan Luan Zyliftari, i datëlindjes 17.04.1992, lindur dhe banues në Skrapar.

Ndaj shtetasit Artan Luan Zyliftari ishte marrë masa e sigurisë arrest me burg me vendim Nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për veprat penale të parashikuar nga neni; 284/1, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, (kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim) i vendosur në sektorin 1, godina B të IEVP Jordan Misja”, nga data 05.07.2021.

Me datë 28.10.2023, rreth orës 15.12 punonjësi i sigurisë në detyrë, njoftohet nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të shtetasit Zyliftari. Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.

Në orën orën 15.28 pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji. Megjithë ndërhyrjen e stafit të specializuar në QSUT, në orën 16.20, pacienti ka bërë exitus letalus (vdekje) nga arrest kardiak.

Pacienti gjatë qëndrimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Jordan Misja, është kontrolluar rregullisht dhe gjithë vizitat mjekësore dhe terapitë janë administruar në kartelen shëndetësore nr.3350 të këtij pacienti. Pacienti është trajtuar për hipertension sipas protokolleve të miratuara dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.

Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët. Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjareve të të ndierit.



4 Comments

  1. JU QIFSHA ROBT PER KULTIVIM LËNDESH NARKOTIKE VDES NJË I RI ATA QE SJELLIN KOKAINE DHE DROGRA TE TJERA NUK I BURGOSNI O MOTER DHE GRA QIRE.HIPOKRIZI SHPREHIN DHE NGUSHULLIME.

  2. Ka ardhur kriza boterore, te gjithe ankohen se nuk kane leke, ne dikur kalonim mire, kur ishim komunalca , kishim Yugosllavine , nga Trigllavi deri ne Vardar , ku jeni tani, hej djema, erdhi Çeguevara.
    Korrupcioni n’kater anet , Penzionerat te pa ngrene , erdhen Foteljeret tone , dhe u bene Mafioz . 🎷 🎷 🎶 🔥.

  3. Ka ardhur kriza boterore, te gjithe ankohen se nuk kane leke, ne dikur kalonim mire, kur ishim komunalca kishim Yugosllavin tone , nga Trigllavi der ne Vardar , ku jeni tani, hej djema, erdhi Çeguevara.
    Korrupcioni n’kater anet , penzioneret te pa ngrene , erdhen Foteljeret ( Karriget ) , dhe u bene Mafioz .
    🇽🇰

  4. Moterqirajt vetem burgun njofin, si baballaret moterqiraj ne kohe te vet.
    Po nga karma nuk shpetoni edhe ne pidh te plakave bushtra te futeni.
    Evgjiti arixhi londinez, ju qi me dildo ne goje dhe cudi askush nuk flet, 430 miloin $, ky me i fresketi, ustai dildos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *