• |
ide | kryesore

Prokuroria nis hetimet për dhunën në Kuvendin e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prokuroria nis hetimet për dhunën në Kuvendin e Kosovës



Prokurori i Shtetit në Kosovë ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë.

Deputetët opozitarë ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës plenare më 13 korrik, me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku që hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.

Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cilësoi deputetët e PDK-së “si një bandë rrugaçësh” dhe shtoi se “ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues”.



1 Comment

  1. Sulmin ne kuvend e beri Vucic me duart e dikujt tjeter.Edhe ne kanunin e Leke Dukagjinit thuhej se kur vendi rrezikohej nga jashte te gjitha hasmerite nderpriteshin per aq kohe sa rreziku te kalonte.A nuk rrezikohet sot Kosova? Injorantet nuk njohin as kanun e as ligje moderne.E pyesim sot pse u zvogelua kaq shume teritori shqiptar ne keto 100 e ca vite? A nuk e shihni cfare i bejme vetvehtis?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *